Musa Jupolli: Një gocë dardane që zbriti nga qielli

 
E përkujtojmëDr. Vlora Mehmetin
Një ditë, nën qiellin e Dardanisë
Një gocë dardane zbriti nga qielli
Mirësia që i dha emër Dardanisë
Shpresa ishte në zërin e Vlorës
Që jo rastësisht iu vë emri
Besimin e mori me zemër
Duke iu përkushtuar vlerave
Gëzim dhe forcë ishin thesari i saj
E ndjente me shpirt
Syri i saj si një rreze dielli
Që ti jep botës kuptim
Pëllumbesha e Dardanisë
Qafëbardha që e solli një erë të re
Dashuri që i vlonte zemra e saj
Jo vetëm qiellit po edhe diellit
Erdh një ditë, një ëndërr skalitur ne gur
Poetike si bardhësia e mjellmave
Si një xhevahire e brishtë
Si një ëndërr në kupën qiellore
Balli i Vlorës shkëlqente nga gëzimi
E ëma Nexhmije, i Ati Haziri
E Motrat ziliqare po llafoseshin
Me buzëqeshje që shkëlqenin
Thua se e tërë bota sillej rreth tyre
Për Vlora Mehmetin, Vlorën dardane
I vëllai e shikonte orën e lindjes
Një yll shkëputur nga qielli
E emëruan BESMIR
Trashëgimtarin e Eve dhe Adamit
I vëllai tha Eve është goca dardane
Vitet kanë fluturuar, misteri i jetës
Po buzëqeshja në sytë e saj shkëlqen
Në bardhësinë e saj edhe më të bardhë
Se retë e qiellit ku pushon shpirti i saj !
09 maj 2025