Partia demokratike qytetare Zvicër, forca e re e qendrës së djathtë moderne

BDP/PBD

Partia demokratike qytetare Zvicër, forca e re e qendrës së djathtë moderne

Para 8 vjetësh në Zvicër themelohet BDP (shkurtesa gjermanisht) ose PBD (shkurtesa frëngjisht) nga njerëz të cilët ishin anëtarë të partisë së djathtë ekstreme CVP/UDC ose ndryshe siç njihet ndër ne shqiptarët si partia popullore!

Themeluesit e BDP/PBD nuk mundeshin më të pajtohen me politikat ekstreme që mbretëronte tek partia popullore edhe pse disa herë tentuan që kjo parti të moderohet dhe të nderon kursin politik kundrejt të huajve, Evropës si dhe shumë problemeve të brendshme politike , sociale , shoqërore që përballet Zvicra!

Partia qytetare BDP/PBD, është partie e qendrës së djathë moderne, në të cilën tani më shumë zvicerane dhe zviceran me prejardhje shqiptare aderojnë për të dhënë kontributin e tyre. Ata nuk hezitojnë që të kyçen në këtë parti sepse kjo parti është njëra prej më liberaleve që fton të gjitha grupmoshat e të gjitha ngjyrave dhe prejardhjeve që të anëtarësohen dhe të kandidohen në komunat, kantonet ku jetojnë, dhe së fundi edhe në nivelin federal për poste të ndryshe politike.

Vetë preambula e partisë thotë:

PBD është partia që, përmes prezantimit të programit të saj , aspiratat e saja dhe dëshirës së saj , ju ofron qytetarëve zgjedhjen e lirë për t’u informuar, të lirisë tradicionale dhe ekonomike , thellësisht humaniste , respektuese e burimeve dhe rregullave e lojës së denjë, të sundimi i ligjit dhe lirisë demokratike , të hapur për të gjithë , por të pavarur .

Programi politik i PBD ka 18 pik, ja disa

  1. Shteti dhe politika e përgjithshme
  2. Trajnimi dhe të rinia
  3. Mjedisi
  4. Furnizimi energjetik
  5. Zhvillimi, urbanizmi dhe lëvizshmëria
  6. Sigurimi
  7. Shoqëria
  8. Agrikultura
  9. Ekonomia
  10. Shëndetësia

PBD angazhohet për një shoqëri të hapur, transparente dhe e cila është e orientuar kah zgjidhjet. Gjithmonë e gatshme për dialog konstruktiv me të gjitha forcat tjera politike, duke i respektuar opinionet e tjer¨ve.

Mbase, këtë muaj janë zgjedhjet komunale, në kantonet frankofone, edhe të huajt me leje qëndrim C kanë të drejtë të votojnë por edhe të kandidohen po qe se do të shprehnin dëshirë!

Me 28 shkurt tani më popullata do të voton në nivel komunal për këshilltarë komunal dhe ekzekutiv komunale.

PBD parti që bëri befasinë!

Në Nyon dhe Gland, komuna këto buzë liqenit të Lemanit të përfshira në kantonin Vaud, themeluan nëndegët e saja dhe prezantuan listat për zgjedhjet e 28 shkurtit ! Befasia ishte e madhe, askush nuk e kishte pritur se do të formohet kjo parti e djathë në këto dy qytete! Disa xhelozuan, disa ishin kurioz, disa habiteshin si mundet ? Por skeptikëve ju treguam se edhe ne duam dhe mundemi të bëjmë politikë në vendin që na adaptoi, vendin ku fëmijët tanë u ritën, shkolluan, merren me kulturë, art, muzikë, sport, me pak fjalë u integruam plotësisht në jetën shoqërore Zvicerane, dhe e kemi dëshmuar tani më në shumë fusha, por më e njohura për opinionin është ajo e kombëtares Zvicerane ku djemtë e kombëtares me prejardhje shqiptare janë shtyllat kryesore të kombëtares.

Nisur nga ky aspekt, ne duam të tregojmë aftësitë tona edhe në nivel politik, dhe do t’ia arrijmë, pa marrë parasysh provokimeve, nënçmimeve të stilit „le të shkojnë në vend të vetë të merren me politikë“!

Prandaj, do të shfrytëzojmë këtë rast, të thërrasim të gjithë zviceranët me prejardhje shqiptare me të drejtë vote, të dalin dhe të votojnë, i lusim që të dalin e të votojnë sepse vota juaj është vendimtare për të ndryshuar skenën politike zvicerane e cila me disa iniciativa antinjerëzore, por edhe shkatërrimtare për drejtësinë dhe kushtetutën e Zvicrës bëjnë aq dëm të madh sa që pasojat janë kolosale për të gjithë ne që jetojmë në Zvicër.

Në të njëjtën kohë, vota juaj do të tregon se zviceranet me prejardhje shqiptare, e kanë forcën që të ndryshojnë skenën politike, sepse numrat vlejnë, numrat janë vlerë e cila nuk guxon të nënçmohet dhe nëpërkëmbet.

Në këto zgjedhje ju do të votoni edhe për disa iniciativa të partive të ndryshme, siç është ajo e udc/svp e cila propozon zbatim dënimin për të huajt kriminel, ku ne ju propozojmë të votoni JO, pastaj është nisma e të rinjve socialistë ku ne ju propozojmë të votoni JO, një tjetër e PDC gjithashtu ju propozojmë të votoni JO, hapja e një tuneli të dytë në Gothard, ju propozojmë të votoni PO

Vota juaj e bën dallimin, dilni dhe votoni, le të binden të gjithë se çfarë force jemi në Zvicër.

Alisetar Ramadani