Pandemia Covid-19: Masat e vlefshme aktuale në Zvicër

Masat aktuale vlejnë dhe janë të afatizuara deri më 22 janar 2021.

Përmbledhja e mëposhtme tregon se cilat rregulla dhe ndalime zbatohen aktualisht në shkallë vendi. Kjo do të thotë që të paktën këto masa zbatohen në të gjithë Zvicrën. Mund të ketë masa edhe më të rrepta nëpër kantone. Informacionin për këtë mund të gjendet nën titullin „Masat kantonale“ në gjuhët zyrtare të Zvicrës.

Mbi të gjitha të rëndësishme kudo për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infeksioni janë: rregullat e higjienës dhe sjelljes.

Informacione të rëndësishme rreth koronavirusit të ri në gjuhën shqipe të përditësuara me 3.12.2020, bashkë edhe me rregullat për higjienën dhe sjelljen mudn ti lexoni në dokumetin e bashkangjitur, duke klikuar këtu!

Artikuj të mëhershëm informues mbi koronavirusin në prointerga.ch mund të lexoni në vegën vijuese:

Më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë: Të ndalohet rritja e rasteve të infektimit.