Në Pranverën Vjenese gjeta, jo vetën shpirtin e bukur artist, punën e madhe kolosale të tyre, por edhe ato vlera humane që bota kibernetika i ka eklipsuar. U mundova të kodifikoj çdo pjesë e atyre momenteve që përjetova.
Ora 13 e 30 Mbërrijë në Vjenë
Vjena të josh me bukurinë e saj klasike, statujat baroke, pallatet imperiale. Në fëshmërimën e saj ka tingujt, në hijesinë e saj gotizmin, rreth Danubit blu ndihesh një Sisi në miniaturë.
Atë mbrëmje ishte dita e ditëlindjes sime. Binte shi. I hollë pranveror. Tingujt e Vivaldit “Katër stinët ”spërkasnin qytetin.
Gjendem në Vjen e ftuar mes artistëve të mërgatës.
Mëngjesi i së nesërmes erdhi me një ditë dielli të bukur e të këndshëm. Mik Hazir Mehmeti pasi më telefonon për mbërritjen e tij, zbres me të shpjet. Më pyet si ja kalova dhe E falënderoj me shpirt si Zotin Haziri ashtu edhe familjen e tij publikisht për këtë bujari. Marrë çantën e shpinës dhe dalë prej hoteli.
Hazir Mehmeti,për ata që nuk e njohin është një figurë shumë e njohur në botën e mërgatës shqiptare në Austri.
Emigrant i azilit politik në vitet 90, pedagog për 20 vjet në Vjen, Publicist i shumë veprave, e dokumenteve të cilat kanë të bëjnë me gjenocidin në Kosovë, krijuesi i vetëm i abetares së parë me kritere europiane mbështetur nga shteti Austriak , si edhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve në mërgatë.
Haziri është i heshtur. Shumë i ekuilibruar. Për të flet puna kolosale e tij gjatë këtyre viteve. Ndërsa të shoqëron me makinë, ai rrëfen shkollën ku ka punuar, bibliotekat që ka frekuentuar, historikun e Austrisë imperiale si edhe figurat e saj të shquara në art, e në shkencë. Të rrallë kam ndeshur njerëz të tillë ku bashkohet shpirti artistik dhe kultura e përgjithshme
Nisemi në drejtim të hotelit ku ndodhej gazetari Rexhep Rifati së bashku me bashkshorten e tij Zonjën Hamide. Ata janë pjesë e atyre çifteve formidabile e inoksidabile. Mik Rexhepin të gjithë e njohim, vitet rrjedhin dhe Mik Rexhepi me 80 pranverat e tij, ngelet ai elektroni i lirë, që jep forca, paqe dhe na sjellë punën e një gazetari të palodhur. Falenderoj publikisht që kishte ngritur nga Zvicra dy veprat e tij, albumet e bukura, si edhe kishte stampuar dhe mbajtur në “sekret”, surprizën që qendra jonë albanologjike me firmën dhe dëshirën e At Belluscit kishte përgatitur ti bënte Mik Hazirit,.
Them të drejtën për zonjën Hamide kam një respekt të veçantë. Është një zonjë elegante, e butë, dhe protektive. Ka atë energji që zakonisht vetëm njerëzit me shpirt fisnik e ruajnë. Para se të ngjitemi në makinë zgjat dorën dhe më jep një pako me çokollatë svizzera. Gjestet e saj janë aq të ngrohta aq sa në ato momente të duket si një nënë, dhe të vjen automatikisht të hapësh krahët dhe ta mbështjellësh atë energji pozitive që ajo të transmeton.
Mbërrijmë në destinacion. Vendi ku do mbahej referenca letrare ishte shumë e këndshme. Një arkitekturë e bukur, luksoze, si edhe një oborr plot gjelbërim.
Përshëndesim një çift, dhe pasi prezantohemi. Haziri i cili kishte të njëjtën plagë me ta, na thotë: ”Kanë vetëm pak muaj që kanë humbur djalin e tyre. Ishte vetëm 29 vjeç”.
Në këto raste nuk gjen fjalë ngushëlluese. Respekton ato çaste tragjedinë e tjetrit. Vdekja është e hidhur për të gjithë, por imagjinoni se sa i trazuar shpirti i një poeti, që depërton në çdo skut, por poetët janë edhe të fort e dinë a kthejnë dhimbjen në forcë.
Korridori që lidh sallën filloi që të mbushej plot me artistë. Përshëndetem me zonja, artiste si edhe me artistë.
Mbërrin Prof Dr Isak Shema. Kush është Prof. Shema?
Ai është një nga studiuesit e mëdhenj të letërsisë. Një figurë gjigande në kontributin e tij në letërsi. Profesor ordinar i Fakultetit të Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Botues i shumë veprave; Aspekte të letërsisë, Vrojtime letrare dhe artistike; Vlerësime të letërsisë shqiptare; Procedime letrare; Çështje të arsimit kombëtar shqiptar; Metodologji dhe teknikë e punës shkencore; Letërsia shqiptare e shekullit XX, Mësimi i shqipes në Arbënesh të Zarës, Arti letrar i Ismail Kadaresë, Dituria 2015, Prishtinë 2021 .
Prof Isak Shema është shumë njerëzor. Rrallë rastisin të apostrofuar në një binom profesionalizmi dhe shpirti. Ai është mik i At Antonio Belluscit. I kërkojmë falje publikisht, për mungesë kohe dhe arsye shëndeti, që nuk mundëm të tërhiqnim çmimin për Prof Bellusci nga institucioni ku drejton Profesor Shema. At Antoio Bellusci ruan konsideratën e lartë për këta njerëz të sakrificës dhe të shkrirë për interesat e atdheut.
Kontaktova Zotin Bellusci dhe krijova mundësinë që të komunikonte me Profesorin Isak, cili e ftoi të vinte në Kalabri. Biseda me At Belluscin u zhvillua edhe me zotin Mentor Thaqi sekretar i LKSHM. Një bisedim i këndshëm midis vëllezërve të të njëjtin gjak.
Salla u mbush. Kryesia filloi të sistemonte programin dhe të ftuarit e saj. Zoti .M. Jopulli, kryetar i saj, sekretar z.Mentor Thaqi, z. Sylë Bajrami. Iu shtua kryesisë Profesori Isak Shema si edhe emri im.
Drejtuesi ishte z. Mentor Thaqi. Karakterizohet nga një ironinë e këndshme, mendjemprehtë, por edhe shpirtin e madh. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari Musa Jopulli.
Një paraqitje mbi Austrinë si dhe figurat e ndritshme që lëvruan në këtë qytet si dhe shumë të huaj të cilët dhanë një kontribut për albanologjinë. Z.Musa përmendi profesorin e tij Esat Mekulin, por edhe figura të tjera si Karl Gega, Martin Camaj, si edhe figurën e Skënderbeut ku shpata dhe përkrenarja e tij janë në gjirin e Austrisë.
Fjalën e radhës e mora unë, Tematika mbi arbëreshët. Për efekt kohe, duhet ta lexoja shpejt e shpjet si ato reklamat televizive, sepse do flisnim të gjithë, dhe koha nuk mjaftonte. Mbylla fjalimin, duke dorëzuar një Çmim “Nderim Arbëresh” Zoti Hazir, në emër të qendrës sonë Albanologjike me Drejtor At Beluscin. Ndërsa po largohesha nga katedra dëgjoj zotin Thaqi që më thotë: “Qëndroni pak aty, z. Radovicka se kam edhe unë një surprizë- dhe shton- Presidenti Rrugova miqve iu dhuronte gurë, prandaj edhe unë dëshiroj t’iu dhuroj këtë gurë”.
Mbi gurë ishte shkruar: “Ulqin 2021” dhe nga ana tjetër “21 gusht”. Emri i Ulqinit korrespondonte me aktivitetin e Kuvendit në Ulqin po atë ditë. Ishte një dhuratë shumë e bukur. Mentor Thaqi është artist dhe shpirti i artistit di të lidhi situata, ngjarje, dhe ti japi atyre epidermën.
U emocionova sepse edhe unë jam koleksioniste e gurëve, dhuroj edhe unë gurë. Rasti i fundit ishte dhurata që i bëra Arkitektit të Napoli Atanasio Pizzi në datën 21 Prillë. Ishte një gurë , nga miniera e Trepçës në Kosovë.
U ula në vendin tim, pranë profesorit Isak Shema, i cili më vështroi në sy, dhe me një entuziazëm mirësie më tha: Shumë bukur e kishe përgatitur. Më pëlqeu se si e kishe formuluar. Arrite që në një sintezë të thoshe shumë gjëra.
Buzëqesha, i thash një “ Faleminderit” me nuanca të lehtë, ula kokën, se para profesorve të vërtetë,(e jo pseudoprofesorëve me ata jam pa rezerva dhe nuk pajtohem lehtë) ruaj gjithmonë atë respektin që meritojnë njerëzit e mëdhenj e që ngelen të thjeshtë deri në madhështi. Ndeshim shpesh njerëz të pushtuar nga deliri i madhështisë, të fryrë nga akademizmi, servilizmi, egoizmi, dhe rrallë nga njerëz intelektual të lodhur “të qorruar” nga studimet, siç është edhe vepra e Prof Shema.
Prof Isak, me ato levizjet e veta të koordinuara, të qeta, mori një copë letër dhe shkroi nr e tel e tij, adresën e email dhe adresën e shtëpisë . U preka, për një moment sepse mu kujtua im atë. Kur i linte adresën dikujt, adresa ishte e plota, vendoste aty edhe adresën e shtëpisë. Njerëz me “ vlera njerëzor” që nuk ngelen në digitalin e ftohtë, por që duan kontaktin human, që të vështrojnë në sy e të rrëmben me mënyrën e tyre të komunikuarit butë-butë, dhe rrëfimi i tyre është një fryt pune në miniaturë, krahasuar me punën e tyre dimensionale reale e sakrificave të mëdha.
Profesor Isaku përulet lehtë, nxjerrë nga çanta e tij revistën letrare shkencore “Illyrikum” botimi Jubilar, me rastin e 80 vjetorit të tij dhe ma dhuroi. Urimi im në heshtje ishte: Jetë të gjatë Profesor! Faleminderit për kontributin që keni dhënë në fushë të letërsisë.
Nuk kishin kaluar as tre minuta pas fjalimit tim, dhe shohë, z. Nexhmie Mehmeti e shoqja e zotit Hezir, një grua që transmeton pozitivitet deh fisnikëri, e cila ishte ulur pranë zonjës Hamide Rexhepi, dhe po pëshpërisnin. Më dhanë përshtypje që po flitej për mua. Pas disa sekondash më mbrrinë një gotë me uji nga i biri i zonjës Nexhmie. Nënat e mira të kuptojnë pa folur. I falenderova me një buzëqeshje të lehtë dalë nga shpirti .
Në këtë seancë u promovuan edhe katër libra. Përmbledhja e tyre ishte sintetike, por të qarta dhe interesante. U prezantua Libri “Kohëpërfytje” e profesorit Hazir Mehmeti, vepra e Z. Ragip Dragusha, si edhe vepra e një autori Prof Dr Abedin Sutaj.
Vepra e Prof Dr Sutaj me sa kuptova studjon tingujt, format e tyre në artikulim e evolucion organik, por edhe tinguj si mini kuptime, deri tek fjala si mbartëse e idesë dhe kulturës.
Personalisht jam i mendimit që novatorëve, si në rastin e teorisë së embrimorfemës që mbron zoti Agron Dalipaj, po ashtu edhe puna e këtij studjues Sutaj, duhet që akademitë e shkencave t-iu japin hapsirë, shkenca të përballet me ta, dhe jo ti anashkalojnë ose ti evitojnnë. Qëndrime të tilla të çojnë në veprime antikombëtare.
Në mbarim të pjesës së parë më afrohet një zotni, ishte mësuesi Nustret Dërguti. Emrin ia kisha dëgjuar dhe e kisha përmendur nëpërmjet një artikulli ku kisha shkruar mbi shkollat shqipe, libër, të cilin ma kishte dhurar kolegu i tij z Hamza Halabaku gjatë vizitës në Svicër.
Libri quhet Shkollë e rritës, Nurnberg 2001.
Tek parathënia e këtij libri nuk ishte cituar ndonjë vargje apo citat se si ta duam gjuhën, por si shiqjeta Wilhelm Tell depërtonin me ngjyra të forta fjalët e Fishtës “ Edhe atij ju thaftë goja\ q’i i përbuzë këtë gjuhë hyjnore\q’i n’gjuhë të huej kur s’asht nevoja\ Flet e t’veten e lan pas dore.
Libri fillon me krijimin e shkollën e parë në Nurnberg. Historia nis me mësuesin Jetullah Kadriu viti 89\ 90 e pasuesin Mehmet Reçica dhe me vazhdimin e hapjeve të tyre falë punës këti mësuesi, Nustret dërguti i cili u ndihmua nga atdhetarët si Bedri Mustafës, në Bamberg, dhe Zenun Malajt në Weissenburg
Të shfletoje faqet e këtij libri ishte si një ditar, shoqëruar me fotografi, data, ngjarje, aktivitete nga orët e mësimit,poezi, emra mësuesish.
I admiroj që të dy këta mësues dhe ruaj një respekt i veçant për ta mbi punën e tyre të madhe, kolasale të dokumentuar në këto libra, ku reflektohen sakrificat e bëra, patriotizmi e profesionalizmi i tyre. Këta mësues në mërgatë janë heronjë të heshtur.
Pas mbarimit të pjesës së parë bëhet një pauz. Dalë në korridor dhe gjendem tek këndi i panairit të librave. Hedh një shikim atyre librave dhe takohem me poeten që jeton në Austri, zonjën Violeta Allmuça. Më dhuron një prej librave të saj për bibliotkën tonë internacionale “Vallëzimi i Frymës”. Në Austri njihet si poete e disa Çmimeve dhe poezitë e saj janë botuar në gjuhë të tjera.
Shfletoj këtë libër me poezi dhe vë re se vargjet e saj të çojnë në efansin surrale, por edhe në atë të “Materia”. Më përcollën në teorinë e Big Bang. Shpirti artistik i kësaj poete kalonte nga “vala endacake” në malin e ovalve të syve, Trajektonte mbi vorbullën mbi fushën e Universit, Vallëzonte me materien, Arsyetonte në agnosticimin X – y- , Mbështillej në dilemën “O” – parabolë e britmave të njeriut të parë, drejtuar zotit,
Si heretike, lëvronte në udhët pa emër.
Vargjet e kësaj poete bëhen organike, pikëzojnë “rruaza të kuqe gjaku” e formojnë “tulipana kripe”, duke lundruar kështu midis anatomisë e surreales.
Violeta është edhe njerëzore. Vura re se si mysafire që isha bëri të pa mundër të më ofronte një kafe. I uroj suksese në krijimtarinë e saj.
Ndërsa po përgatiteshim të hynim për pjesën e dytë, më afrohet një poete, quhet Kimete Zahiti Tërnova. Ishte një grua bukuroshe. Nxjerrë nga çanta librin e saj “Kthehu nga Drita”, dhe ma jepsi dhuratë për bibliotekën Internalcionale A. Bellusci në Calabri. Shfletoj faqet e këtij libri. Para meje perhapet lirika e shpirtit të saj. Një shpirt i butë si shpirt i një zane me kurorën në kokë, një prinsipeshe me kalin e bardhë.
Herë herë shpirti i saj duket sikur ngjesh flatrat në vorbullën e horizonteve të vetmuara, ku shpirti i saj është në kërkim të rrezes. Shkëndija e kishte vatrën në buzëqeshjen e saj , dhe që “ …E vetmja buzëqeshje që i ka ngelur e dhuron”, si një pëllumb i paqes. Ai shpirti i butë, kur plagoset mbyllet në vetvete, i vetmuar pikëllon, por kur trajtohen interesat e kombit ai shpirt i njomë i lagët, merr përmasa rebelohet sepse nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur cënohet kombi.
Ishte momenti i mbylljes dhe po jepeshin disa çertifikata Mirënjohje. Dikush nga artisët më afrohet dhe më dhuron librin “Gjurmë hecjesh” . Nuk e fiksova, kush ishte. Nuk pyeta më tepër sepse koha ishte e shkurtër, por e falenderova për xhestin.Temat ishin të shumtatë karakterit patriotik; Gjuhën, kombin, identitetin
K-no Arbëri \ Këndo Arbëri. Ishte një nga poezitë e tij të fillimit. Vargjet e rimuar të puthitura bashkonin Dardaninë me Nënë Shqipëri. Ishin vargje malli e vargje të përjetuara.. Me sa kuptova, ky është libri i parë, i këtij autori. Për këtë motiv u ndalova, për ti dhënë edhe kurajo për të ecur më teje në rrugën e poezisë artistike.
Poezitë që lexuan në orën letrare, ishin interesante. Nuk mund të shprehem në detaje rreth tyre sepse vetëm një herë i dëgjova.
Një surprizë e këndëshme ishte edhe xhesti mikut Shenazi Aliu. Ai është një natyralist. pasionin dhe shpirti i këtin studiuesi është kosmik. Nga udhëtimet e tij bërë nëpër botë ai kishte koleksionuar tre kërpudha të cilat ua dhuroj disa prej miqëve artist. Shpirti i një natyralisti di si të sensibilizoj vështrimin për të parë sytë e mëmës Natyre. Simbologjia e kërpudhës përblidhet në: lindjen, rilindjen dhe trasformimi. Ligji i Kantit; çdo gjë lind zhvillohet dhe trasformohet).
Nuk konceptohet Vjena pa muzikën klasike të harqeve. Në këtë sallë në një kënd ishte artistja dhe pedagogja zonja Valbona Naku me Violinën e saj. Një istrumentiste shumë e njohur në Mërgatë.
Kur egzekuton, tingujt e saj të rrëmbejnë e të çojnë në mëmëdhe.
Ajo të ndalon në shkodrën e saj sa madhështore dhe romantike e ndërsa pi një kafe tek Kafja e madhe nis e këndon: Tuj shetitur male n’koder\Tuj prek lulet gjith me dor\Veq nje kopsht ma t’bukrin shkoder\ Ty te gjeta lule bor.
Është ora e ndarjes. Përshëndetem dhe në të njëjtën kohë kërkoj ndihmë dikujt se si mund të arrijë deri tek Stacioni qëndror.
Mjaftoj vetëm kjo gjysëm fjale dhe sa hap e mbyll sytë më afrohet një nga poetët dhe më thotë: Më thuaj me saktësi se nga do nisesh dhe të çoj unë. Them të drejtën u cudita për disponibilitetin e tij. As nuk e kisha përshëndetur më parë. Kujtoj që ndërsa po lexonte vargjet e tij më bënë përshtypje, ato vargje të lehta, dhe istiktivisht kthej kokën prapa ku ishte ulur poetja Kimete Kërnova së cilës i them. Ky artsit më kujton Edgar Poe. Dalim nga dera në drejtim të stacionit. Çanta e shpinës ishte shumë e rënde sepse kisha marrë shumë libra.
Gjeja e parë që bënë Antoni më merrë çantën që ishte plumb. Gentleman dallohen në xheste të vogla. E them këtë se në shoqërinë e sotme këto xheste po kthehen në “rudimente”, por falë zotit ka akoma njerëz të tillë.
I kërkoj falje se nuk më kujtohej emri i tij.
Quhem Anton Marko – më përgjigjet Ai.
Arrijmë tek pika më e afërt që lidhen linjat. Mendova se do t-më shoqëronte deri në linjën e metros ku ndërthuren linjat e trenit për nën stacionin qëndror të hauptbahnhof, por Ai vazhdonte të më shoqëronte më tej.
Në pamje të parë ndjej që jam e distancuar me njerëzit, por kur njihem me ta, jam vetvetja.
Mbrrijmë në Stacion. Para se të largoohej më ftoi për një kafe. I thash që kafen do ta ofroj unë për xhestin që bëre duke më shoqëruar deri këtu.
U pozicionuam në një lokal të stacionit. Në krahë të majtë nga dritaret plot dritë ishte Vjena. Antoni më ofron një Capuccino të një cilësie të lart dhe e mbështet mbi tavolinë.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje ( dhe ndërsa shkruaj më mblidhen lotët tek fyti), ishte xhesti i tij, i cili mori dy shishe uji, dhe ndërsa mi zgjati më tha: “Merri me vete. Të duhen rrugës”.
Nuk më kishte bërë kurrë vaki një sesnsibilitet i tillë, nga një neri i panjohur, as në atdheun tim larguar që nga 1992 nuk ma kishin bërë të afërmit.
Kur hypa në tren bleva një shishe tjetër uji dhe njerën prej tyre e solla në shtëpi për ta mbajtur si relike.
Para se të ikte z. Anton Marku më fali edhe librin e tij me poezi: “Duke pritur vetveten”. Kopertina në shërbim të titullit. Mbi të ishte vendosur një imazh “fytyrë dadaistike” pa tipare. Të sinkronizuara të dyja titull dhe kopertinë më çonin në surrealizmin e Magritte, e herë herë tek maska e Pirandellit: Uno nessuno centomila\një , askush dhe 100 mijë. Dhe tek “Ti je rezultat i vetvetes” i Pablo Nerudës.
Më bie në sy stili, sintetike, lakonik, poezi shumë të shkurtra, në të cilat mbizotërojnë reflektime, inrtospektivë, vargje që synonojnë të evokojë ndjesi, imazh, por edhe koncepttime ku “të pathënat” që përcjellin të thënat. Vargje ku profani dhe besimtarit shkriheshin në siderurgjinë e tyre.
Nëse poezitë e tij nuk do të kishin titullin do ti quaja “Haiku”. Vargjet e tij të lehta, të koordinuara herë janë të mbushura me vetmi, herë përmbajnë kalim të paepur të kohës, herë misterin e qënies njerëzore, herë herë senimentin, delikatesën, butësinë, nostalgjinë.
Vargje soave ku “ carpe diem\ thoshin latinët. Kape momentin“. Vargje që kanë brenda temën e egsistencializmit, por edhe atë formë, teologjik kristjan, vargje që që çajnë\ presin, si “ Autopsia e shiut”
Temat si Malsori i alpeve të mia, kushtuar Martin Camaj, Shenjtori ynë kushtuar Naim Frashërit, Maestro kushtuar Fatos Arapit , Kambanë e parë kushtuar Gjergj Fishtës e bënë këtë poet të kaloj saçet e një poeti që lufton trazirat e shpirtit, e të shkoj më tutje të një pjekurie sa artistike, introspektive, e kulturore.
Falënderoj me shpirt këtë artist, i cili ka edhe një karrierë diplomatike, por mbi të gjithë ngelur njeri. Më vijnë ndër mend Çehovi: Talenti më i mirë është të qenit njeri!
Shënim: Në Pranverën Vjenese gjeta, jo vetën shpirtin artist, punën e madhe kolosale të tyre, por edhe ato vlera humane që bota kibernetika i ka eklipsuar.
Dëshiroja që gjithë puna e këtyre artistëve të kodifikohet, nëpërmjet ndonjë reviste shkencore, një koordinim me të strukturuar. Një organ të tyre. Ku të rrëfehen profilet e autorëve, veprat e tyre, takimet. Një organ që puna e mërgatës mos të ngelet vetëm brenda mërgatës.
Ju faleminderit!
Ornela Radovicka
Qendra albanologjike pranë Bibliotekës internacionale A. Bellusci \ Frascineto \ Cosenca
(Fotot: Rexhep Rifati)































