Njerëz në trajtë, djaj në gjenezë

Njerëz në trajtë, djaj në gjenezë

(Atyre që kryen gjenocid në Raçak dhe Srebrenicë)

Në dukje – në trajtë njeriu,
në gjenezë – pjellë djalli.
Me mendje plot tallaze,
ushqimi i preferuar: gjaku.

Dëfrimi i tyre – të therin, të vrasin
njerëz të pafajshëm.
Identiteti: kriminelë të klasit të parë.

Dëmshpërblimi për viktimat?
Kriminelëve — u humbtë rrënjë e farë!

ARIF EJUPI
Gjenevë, 15 janar 2026