Një nga rrugët në Bonx të New York-ut do ta mbaj emrin „FAN NOLI“

Në Bonx të New York-ut vendosin emrin e rrugës ta emërojnë „FAN NOLI“.

Shqiptarët janë anë e mbanë botës dhe emrat e kulturën shqiptare tentojnë ta bartin me vete kudo.

Në Bonx, New York aktivisti shqiptar që jeton dhe vepron atje z. Mëhill Velaj ka njoftuar se i kanë vendosur emrin e rrugës “FAN NOLI’’.

Përmes një njoftimi në facebook ai është shprehu se janë të nderuar dhe se ngjarjet e tilla janë madhëdhtore.

“Sot patëm nderin e veçantë të marim pjesë në një nga ngjarjet më madhështore të ndodhur ndonjëher këtu në diasporën shqiptare të Amerikës.
Nga sot një nga rrugët në Bonx,New York do të mbaj emrin e figurës së ndritur të kombit shqiptar Fan Noli, faleminderit për të gjithë punën e palodhur Asambleistit z.Mark Gjonaj,Kryetarit të Federatës Pan Shqiptare VATRA z.Elmi Berisha,si dhe të gjithë atyre që kanë mbështetur këtë insiativë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritet lokale për ta bërë realitet këtë ditë e cila do tëmbetet në histori për mbarë shqiptarët kudo që jetojnë!” ka thënë Velaj.

Motoja e shqiptarëve atje ishe #NeJemiNjë!