Të hënën e kaluar më 28 prill, në shoqërim të bashkëvendësit Nexhmedin Ilazi, u nisëm për një piknik njëditor drejt Dardanisë helvetike (Dardagny), rreth 8 kilometra nga Gjeneva. Sipas evidencimit të Eqrem Çabejt dhe të S. Matos, vetëm në rrethinën e Gjenevës, në Zvicër, janë gjetur më tepër se 50 toponime që kanë kuptim vetëm në gjuhen shqipe. Mbështetur në këto pohime dhe disa të dhëna të autorit, Jacque Davierle: ”Dictionnaire historique de la Suisse“ (versioni i 22 gushtit 2005), del se fshati i dikurshëm, e komunën e tashme, Dardani (Dardagny), në Kantonin Gjenevës. Deri në vitin 1093, mund të ketë gjurmë nga të paraardhësve tanë. Edhe më bindës këtë pohim e bënë fakti ky vendbanim në vitin 1093 kishte emrin Dardaniacum, ngjashëm si edhe dikur Dardania ballkanike.
Nisur nga këto të dhëna, të hënën më 28 prill, në shoqërim të bashkëvendësit Nexhmedin Ilazi, u nisëm drejt Dardanisë helvetike, rreth 8 kilometra nga Gjeneva. Me të hyrë në Dardaqny hasëm në restorantin me emërtimin Auberge de Dardagny (Hani i Dardanisë), ndërsa që i tërë vendbanim është i “konservuam”, si vendbanim me prejardhje antike: në te nuk sheh asnjë objekt të ri, ndërsa që gjurmët nga e kaluara i has në çdo hap. Ndërsa që historia e këtij vendi daton që nga neoliti, gjë që gjatë punimeve aty është gjetur një sëpatë e asaj kohe, ndërsa objekti i parë që është ngritur këtu, pos një kështjelle, është kisha e Shën Pjetrit në qendër të vendbanimit dhe pronar qendror i këtij vendi në vitin 1280 përmendet Amioni i Dardanisë (Amyon de Dardagny), i cili këtë vend e kishte marrë si trashëgim për 30 libra. Tash, 8-9 shekuj më vonë nga ajo periudhë, në librarinë e këtushme takojmë libraren e moshuar, zonjën Danièle Bagnoud, e cila na shfleton dëshmi nga periudha kur ky vendbanim qe pushtuar nga perandoria romake. Njëherësh ajo na shpjegon se ka edhe miq shqiptarë që jetojnë në këtë anë duke e veçuar familjen Fahredin Ramiqit, me prejardhje nga Pozhorani i Vitisë, që ka një restorant në Gjeneve, e kua ajo është mysafire e shpeshtë. Sipas disa burimeveedhe Dardanët u rreshtuan në ushtrinë romake dhe u dërguan në viset evropiane, të cilët, madje edhe zunë vend në këto territore, duke krijuar familje, e disa prej tyre edhe lanë gjurmë që edhe sot e kësaj dite janë të dukshme. Por kjo u përket gjurmuesve e historianeve, për të parë analogjinë midis Dardanisë ballkanike me atë helvetike. (disa nga këto të dhëna me ilustrime janë të përfshira edhe në librin tim: “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje”/R. Rifati