Nis konferenca për Shëndetësi, Mirëqenie dhe të Drejtat e Fëmijëve

Duke filluar nga sot e deri tek të dielen, do të mbahet konferenca ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”. Kjo konferencë do të mbahet në Prishtinë, ndërsa është nismë e organizatës joqeveritare Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësorë (QHPSM). Ky organizim është bërë në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë/Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Qëllimi I kësaj conference është që të bëjë bashkë partnerët që punojnë për shëndetin, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve, hulumtues shkencorë, profesionistë, profesorë e të rinjë, shoqërinë civile, që bashkë të diskutojnë për të arriturat, gjendjen aktuale dhe rezultatet e studimeve të bëra. Qëllimi kryesor është që të gjithë këta të bëhen bashkë dhe të diskutojnë për rrugënn më të mirë që duhet ndjekur në mënyrë që kjo cështje të ecë përpara.

Gjithashtu, eventi do të shërbejë edhe për lansimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2023 në Republikën e Kosovës.