Shkrimtari dhe këngëtari Noa Nikolla me origjinë nga Stublla e bukur ka 24 vite që jeton në Zvicër i cili para se të mërgonte ka qenë aktiv në projekte të ndryshme. Por, ai si poet, publicist, bie në sy të censurës së atëhershme politike në Kosovë me shume poezi provokuese, sidomos ato gjatë Takimeve te Don Mikelit ne Stubell (manifestim tradicional i shkollës e pare shqipe ne Kosovë që mbahen në Stubëll), ndaj edhe detyrohet të migrojë
Nga Hava Kurti Krasniqi
Janë këto pasojat e asaj situate komplekse që e detyrojnë Noan të mërgojë në Zvicër. Por shpirti i tij prej artisti e atdhetari edhe në Zvicër do të filloj të bëjë hapa që do tu ofronin shqiptarëve sa bashkim po aq integrim. Është edhe themelues i Shoqatës «Qëndresa» .
«E vërteta është se i takoj gjeneratës qe jetonim ne kohen qe e kam quajtur „hesht nëse ke diçka per te folur“, situate ku vritej puberteti, ku nuk guxonim për te guxuar, sa me tepër ndaloheshin gjerat aq me tepër rriteshin ndjenjat për te thur vargje ndaj pushtuesit e situatës. Kur kam emigruar ne vitin 1995, e kam ndjere se po notoja ne te kundërtën e valëve te gjakut tim, por ishte një zgjedhje ne kushte abnormale te asaj kohe.
Fillova me disa shoke, te aktivizoheshim me drama, recitime, mbrëmje familjare, ku gjithë kishin mundësinë te shpreheshin lirshëm.
Ne atë kohe u shfaq edhe drama „me mire ne varr te Kosovës se sa ne shkolle te Serbisë“ edhe pse e shkrova vet, unë nuk luajta, sepse me duhej te ekzekutoja muzikën live për atë drame gjatë shfaqjes.
Noa Nikolla me shkrime ka filluar të merret që nga mosha fëmijnore. Ka botuar e ka shkruar shumë. Është njëri ndër krijuesit në Leksikonin e Autorëve Shqiptarë në Zvicër që u botua vitin e kaluar. Noa për shkrimet e veta është shpërblyer në disa evenimente e projekte letrare.
Për angazhimet e veta Noa shprehet «Shkrimin e dua shume, shkruaj ne çdo kohe ne çdo moment, shkruaj edhe kur dikush flet diçka te mençur, isha aktiv qysh ne muret e shkollës me poezi. Përveç leksikonit te autorëve ne ch, kemi bere edhe një përmbledhje me poezi mbarëshqiptare para shume vitesh duke u tubuar te gjithë ne një libër, qe titullohet “Zëra nga larg”, Antologji poetike e rinise ne mërgim e sponsoruar nga Albana Melyshi, botuar ne Tiranë.
Vazhdimisht shkruaj poezi, proze, janë disa poezi ku janë shpërblye me vendin e pare, dyte, trete»
Noa është edhe dizajner i mirë i reklamave. Ka dizajnuar shumë të tilla sa në Kosovë e po ashtu në Zvicër. Është rritur në një familje artistësh, është nipi i artistes sonë të madhe Leze Qenës dhe ka trashëguar shijen e mirë shqiptare për humor. Ka shkruar edhe shumë tekste këngësh e ka kënduar këngë të cilat dëgjohen me ëndje, po ashtu edhe djali i Noas Adonisi ka disa këngë te vetat.
«Unë dua edhe dizajnin, kam bere disa logo, beje shume kombinime, ide kreative qe mendoj se shprehin qëllimin, fotomontazha humoristike, gjithmonë aktuale etj. Shkruaj tekste këngësh, mendoj se jam ma i miri (hahah).
E sa i përket Leze Qenes kush nuk dot dëshironte ta këtë Teze. Nuk di sa jam humorist, e di se sa herë flas njerëzit (shoqëria) qeshin, e kam një kompliment shumica me thonë „ti s je normal“ tash sa jam normal as unë s jam ka di ma, ose si matet normaliteti?
Si në tekste këngësh, si në drama e në poezi Noa Nikolla mesazhit që lë brenda shkrimit i jep shumë rëndësi. » Sepse është shumë e rëndësishme vlera e mesazhit brenda shkrimeve.
shprehet Noa Nikolla
«Kur flas, shpesh them, pse e thash, ndoshta s ka qene momenti, e kur shkruaj munde ta fshije e ta përmirësoj.
Sa qetësi do te mbretëronte, sikur njerëzit te flisnin vetëm për gjerat qe i din. Ndoshta fjala pa mesazh është vetëm një zhurme me tepër ne këtë kohe plot britma. Shpesh kur e paramendoj alfabetin, me duket se po i shoh germat disa ne gips, disa duke u zvarrit për toke pa fuqi, disa krejt ne gjumë, këtë ndjesi ma japin njerëzit qe gënjejnë, premtojnë e nuk realizojnë, ata e bëjnë alfabetin për spital.
Artistët janë ata që hedhin dritë mbi njerëzimin, dhe kur ata marrin shumë vlerësime të mira nga publiku, atëherë motivi bëhet edhe më i shenjtë.
Në veprën e tij «Bota Ime» Noa Nikolla i përkushtohet me art e me vargje dashurisë ndaj atdheut, peripecive të jetës, drejtësisë e vlerave njerëzore. Arti i Noas i shërben së mirës prore. Metafora e tij është e mbushur me shpresë e me optimizëm. Cilat janë planet e tija artistike e profesionale,
Noa thot: «Shkruaj vazhdimisht për tema qe na preokupojnë, gjithmonë kur shkruaj, jam i prire për ta lenë fajtor për gjithçka njeriun (te rriturit), duke përjashtua fëmijët.
Shpesh e them, nëse ke vendos te kontribuosh për planetin, heq dore nga e keqja.
Dhe vazhdoj te shkruaj.

















