Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë njofton se. pas librit ORA POETIKE- Paris 2020, LKSHM PARAQET: Libër kushtuar Naim Frashërit. Ndaj edhe sot në ditëlindjen e Naim Frashërit (Frashër, Përmet, 25 maj 1846 dhe 120 vjetori i shkuarjes në amshim, 20 tetor 1900)
Në takim në valën e aktiviteteve të LKSHM-së, sot me Nezir H. Krakin, e zumë diellin para së të shkojë për fjetje, bilë edhe e vonuam pak, si duket nga biseda që mori Neziri për Montesquieu, e unë për Victor Hugo, Naim Frashëri në ballë të vatrës,- shpjegon në postën elektronike poeti Musa Jupolli nga Parisi !
Më tej Musa Jupolli në cilësinë kryetarit, thekson se : Kërkesën që i bëra Kryesisë së LKSHM-së një libri për Naim Frashërin, Neziri e përkrahu me adhurim !
NDAJ
Krijues të nderuar, kërkojmë shkrime dhe poezi kushtuar Naim Frashërit për botim të një libri të veçantë!
(Naim Frashëri i zjarrtë për pavarësinë e Shqipërisë, shih « Bagëti e Bujqësi » melodia e trojeve arbërore, « bilbil i gjuhës shqipe)»!
Shkrimet si dhe vargjet kushtuar Naim Frashërit dërgohen deri nga fundi i qershorit 2020.
Kryetari : Musa Jupolli
Sekretari : Mentor Thaqi
P.S.
Shkrimet (prozë, poezi) të jenë të redaktuara dhe dërgohen në E-mail : musa.jupolli@gmail.com
Paris 25.05.2020