Në Triesh të Malësisë së Madhe, përmes një manifestim madhështor ngritët busti i Skënderbeut

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili edhe bëri zbulimin e bustit, përmendi se pason edhe ngritja e shtatoreve të heroit tonë edhe në Ulqin e Tuz,

Teksti e fotot:  Rexhep Rifati, ekskluzive nga Tuzi

Për të bashkëpërjetuar një gëzim të rrallë me malësorët e Trieshi, të njohur në histori për guxim e trimëri, por edhe për ruajtjen e dhe kultivimin e traditave, mbi të gjitha atë të mikpritjes e bujarisë tradicionale, nga Zvicra udhëtuam me veprimtarin Gjergj Prenkoqaj, por me arritjen këtu e pam se shumë bashkatdhetar kanë udhëtuar edhe ma larg, madje edhe nga tej atlantikut ku edhe jeton e vepron një mërgatë fuqishme shqiptareve nga kjo anë e Malësisë së Madhe. Dhe ky mund gjithsesi u shpagua, sepse të shohësh vogëlushët se si me aq dashuri e presin ardhjen e kryetrimit tonë përmes një busti, që solli jo vetëm gëzim por edhe lot mallëngjimi.

Ishte ky një tubim madhështor që nuk mbahet mend në këtë anë, aq më parë , që në Trieshi, një krahinë malore kjo e komunën e Tuzit.  Dita e 15 Tetorit 2019,  do të ketë një domethënie të veçantë në historinë e banorëve të kësaj ane, sepse ngritja e bustit të Skënderbeut mblodhi e bashkoi qindra shqiptarë, malësorë të këtyre anëve, si dhe mysafire nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, por edhe mërgimtarë  nga Evropa e Amerika.

Gjithashtu në këtë ngjarje madhore merrnin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal, si: kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës: Ridi Kurtezi dhe Ylber Hysa, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Flamur Gashi e të tjerët.

Kryetari i komunës Gjeloshaj, i cili edhe bëri zbulimin, përkujtoi se pas këtij busti, do të bëhet e ngritja e shtatoreve të heroit tonë edhe në Ulqin e Tuz, ndërsa historiani , akademik Frashër Demaj foli për figurën madhore të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, që hynë në mesin e katër strategëve më të famshëm botëror.

Ndërkaq udhëheqësi i Fondit Humanitar “Trieshi” në Njyjork, Gjon Gjokaj të cilit edhe i përket mërita kryesore me mërgimtarët e kësaj ane tej Atlantikut, por edhe të mërgimtarëve të tjerë  për financimin jo vetëm të këtij projekti por edhe për ngritjen e një infrastrukturës rrugore dhe ngritjen e e vatrave arsimore në vendlindje.

Manifestimi u përmbush edhe me disa pika artistike nga ana e nxënësve të shkollës së këtushme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” emër ky që daton që nga viti 1968, si dhe nga këngëtarët e mirënjohur Ilir Shaqiri e Nikollë Nikprelaj, e të tjerët si dhe shoqëria e këtushme “Besa.

Për të pranishmit u shtrua një drekë tradicionale shqiptare, e më pastaj vazhdoi programi i përbashkët muzikor.