Në Stamboll në 116 vjetorin e vdekjes nderohet Sami Frashërit

 

Pardje në Stamboll, në 116 vjetorin e vdekjes së Sami Frashërit, një nga mendjet me të ndritura të kombit dhe personalitet i Rilindjes sonë kombëtare, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Blerta Bena Kadzadej, së bashku me Kryetarin e Shoqatës “Vatra” në Stamboll dhe njëkohësisht Ambasadori i Kombit, z. Bora Zukali, anëtarin e bordit z. Arif Tatu si edhe stërmbesën e Sami Frashërit, znj. Şebnem Çorakçı, vendosën lule dhe u përulën para varrit të tij në Stamboll. Paraprakisht mbi varrë vendosën flamurin kombëtar shqiptar.