Një udhëtim tek arbëreshët e Palaco Adrianos

Dr. Ornela Radovicka: Një udhëtim tek arbëreshët e Palaco Adrianos në Sicili me rastin themelimit të ngulimit të tyre 1482 

 Çdo datë 1 Gusht arbëreshët e Palaco Adriano në  Sicili, ngrihen herët, ende pa dalë djelli ngjiten  në majën e malit, ndryshe i quajtur mali i trëndafilave,  dhe më veshtrim nga Lindja, presin rrezet e tij, për  kujtuar  të parët e tyre, ardhur nga gadishulli ballkanik shqipfolës,të cilët të detyruar nga pushtimi turk lanë atdheun e tyre dhe u vendosën në këto troje. 

Ornela Radovicka, Qendra albanologjike për kërkime të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci, Frasnitë\ Kalabri

Mali i trendafilave ( Monte delle Rose), në Palazzo Adriano, është një  1436 metra ku eshte  vendosur një kryq i  ritit arbëreshë, dhe  çdo 1 Gusht  arbëreshët e Palcos me himnin e tyre “Moj e bukura More,” i ngjiten malit dhe  nisen së bashku për të festuar ritin, kujtimit  me  nostalgji të ardhjes së  Etërve Shqiptarë qe themeluan Palazzo Adriano më 1482.

Arbëreshët e Palco Adriano, janë asimiluar në gjuhë, por ende mbajnë ritin e tyre bizantin.

I pari dokument ku përmenden punimet e ndërtimit në kishën e San Nicola daton në 9 shkurt 1656. Pas tre vjetësh kisha shembet. Konsistenca e punimeve kishte shkaktuar transferimin në Matricën e statujës së San Nicola dhe pezullimin e funksione duke përfshirë festimin e festës së Kryqëzimit të Shenjtë “ i cili  bëhej çdo vit ”si një letër nga Peshkopi i Girgenti që daton nga 12 korriku 1656.

Popullsia  arbëreshe Palacese e kujton  me hidhërim të madh  edhe datën e  14 janarit 1968 për një arsye se tërmeti i tmerrshëm shkaktoi dëme dhe vdekje të mëdha edhe në popullsinë arbëreshe  dhe dyert e kishës u mbyllën për mbi 50 vjet.

Kisha Bizantine  Maria SS Assunta

Ajo që lidh ende identitetin arbëresh është Kisha  S. SS. Assunta/ U ndërtua me vullnetin e arbëreshëve në vitin 1532 dhe u zgjerua në vitin 1770. Kisha greko-bizantine, kushtuar Maria Santissima Assunta dhe gjendet  ne shehsin Umberto I.  Shkallet anësorë janë në blloqe: fakt ky  është për shkak të traditës popullore të mbretit Borbon Ferdinand IV i cili  mbërrinte me kalë deri në hyrjen e kishës, sa herë që shkonte në Palazzo Adriano.

Kjo kishë është Panteoni i bashkësisë shqiptare të Palazzo Adriano: Në të ekzistojnë varret e disa prej bijve të saj te shquar dhe gurët e varreve te te  pare jane  në gjuhën shqipe, te cilat kane rëndësi të madhe historike dhe kulturore.

Midis te tjerëve lexojmë këtë lapidar shkruar ne shqip ku thuhet:qe Vellezer ishim ne jete…”. më poshtë janë radhitur emrat: Martino Spata, Giuseppe (Sepa) Prifti Paolo prifti dhe mban vitin,1867.

Popullsi  arbëreshe e Palco Adriano është asimiluar në gjuhë.

Askush nuk flet sot gjuhën atje.

Është e dhimbshme kur mendon se kjo qytezë është vendi ku u lind dhe u rrit Gavril Dara Plaku dhe i riu. Gavril  Dara, i cili nuk harroi kurre  rrënjët e tij, dhe kjo duket edhe tek pasardhesi i tij G. Dara (i Riu) i cili në një letër i shkruan De Radës:  “..banorët e hershëm… (prindërit tanë) erdhën drejt e nga Kruja dhe viset afër Krujës pas betejave të fundit që bënë me turqit”. Dhe rreth 100 vjet me vonë erdhen edhe vellezerit nga Korona”.

 

Kujtoj si sot kur shkova për herë të parë në Palaco Adriano. Mbrrij në shedhin Umberto I . Ulem tek një bar. Aty gjejmë edhe disa pleq. I përshëndes, belbëzojnë, dhe nuk flasin shqip.

Ndihen si ne faji,  por edhe thonë me krenari që janë “arberesh”.

  • Pse nuk flisni arbërisht?
  • Nese doni arbëresh i gjeni në Amerikë. Ne fillim nuk i kuptova mendova se ishte batute por ata menjëherë më shpjeguan se në Amerike, është shoqeria e Palacit qe mbajne gjalle gjuhen ritin, dhe traditat.

Me erdhi keq, por ne te njejten kohe duhet të ndihemi përgjegjës te gjithe, perfshiere edhe ne shqiptaret qe kurre nuk u lidhem te ndihmonim vëllezërit tanë, arbëresh por i lame deri sa te asimiloheshin. (Foto Palaco Adriano 2018)

Gjatë promovimit të librit “Arbëreshët” të mikut tim Rexhep Rifati, në Hora të arbëreshëve  pata rastin të takoja Kryetarin e komunës të Palacos, i cili  mu afrua dhe me plot mirësi më fotoi që të promovonim këtë libër edhe në Palco. “Unë vijë nga familja – Granai- Vrana- më tha Ai- Ndihem keq që nuk kam mundur ta mësoj gjuhën arbëreshe. Këtu në Palaco ka shumë që duam ti rikthehemi gjuhës së të parëve tanë.” Them të drejtën mu bë zemra mal që kishte interes për gjuhën. Një vizitë për promovimin e librit “ Arbëreshët” në Palaco Adriano e kemi në projekt.

Shën Mëria e  Palazzo Adriano-s

Në një kodër të butë dhe të këndshme, jo shumë larg nga qendra e banuar, ndodhet Shenjtërorja  “Madonna delle Grazie”, ndërtimi i së cilës daton që nga viti 1560 dhe historia e saj është e lidhur me një shfaqje të  Shën Mërisë tek një vajzë 6-vjeçare, së cilës i tregoi ekzistencën e saj, imazh i së cilës në fakt u gjet i pikturuar në tempera në gur dhe sot është në absidën e Kishës.Në brendesi te ketij santuari eshte piktura e arbereshit  Francesco  Licurisi  1643 ( Santa Lucia).

Një nga figurat e rendësishme në Palaco Adriano  është Giuseppe\ Zef Crispi, 1781-1859), nga Pallaci i Sicilisë. Prift, profesor i letërsisë greke në Universitetin e Palermos dhe rektor i seminarit grek atje. Veprat e tij  Memoria sulla lingua albanese, Palermo 1831 (Shënime mbi gjuhën shqipe), mbronte tezën për  prejardhjen pellazgjike të popullit shqiptar, një teori ende interesante edhe në ditët e sotme . Crispi \ Krispi është autor i një përmbledhjeje këngësh popullore arbëreshe të Sicilisë, shoqëruar nga përkthime në italishte, të titulluar Canti degli Albanesi di Sicilia (Këngë të shqiptarëve të Sicilisë), botuar në Canti

popolari siciliani, Katania 1857 (Këngë popullore siciliane), të Leonardo Vigos dhe i Memorie

storiche di alcune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia, Palermo 1853

Tri burime të cilat simbolikisht identifikonin fare qartë statusin civil të vajzave dhe grave

Tek arbëreshët, të cilët kanë banuar në Palazzo Adriano (deri në fund të shekullit XIX, statusi civil i vajzave dhe i grave identifikohej qartazi nëpërmjet burimin të cilën ato frekuentonin për të mbushur ujë apo për të larë rrobat. Ishin tre burimet fqinje, të ndodhur në pikën më të lartë të malit.
Studiuesi arbëreshëve , Guiseppe Crispi thekson se, “në tri nga këto burime shkonin të lanin rrobat gratë e renditura në këto grupe : në atë të mesit lanin vashëzat e pamartuara, në burimin e majtë lanin të martuarat, në të djathtin shkonin të lanin gratë e veja”.

Bekimi i ujrave

Arbëreshët e Palaco Adriano-s ashtu si ata të Horës së Arbëreshëve, festojnë bekimin e ujrave në 6 Janar sipas liturgjise Bizantine, tradizionale  e quajtur «vulata da palumma» e cila  zhvillohet ne sheshin Umberto 1.

Familja e shquar  ne Palaco Adriano, familja Dara

Gavril Dara, plaku, lindi me 15 të Korrikut 1765 e vdiq me 19 Maj 1832.  Studimet i beri në Seminarin Italo-Shqiptar të Palermos dhe me vone u dipllomua  në mjeksi e në drejtësi.

Mblodhi  nga pleqte “Kënkat e pleqërisë” dhe hartoi disa vjersha në gjuhën shqipe, dhe kengen e Shën Lazari që këndohet edhe sot tek arbëreshet e Sicilisë, përmbledhja me këngë popullore arbëreshe e të cilit ka humbur (Pallati Dara qe sot eshte kthyer ne nje muse natyralistik)

Andrea Dara, i biri i Gavrilit, lindi me 17 Maj 1796. Vdiq me 2 Prill 1872. U dipllomua në drejtësi
shkrime e tij janë :, dëshmoi interesim të gjallë për folklorin arbëresh dhe qe autor jo vetëm i një përmbledhjeje me këngë popullore arbëreshe të Sicilisë dhe i një vepre mbi Usi e costumi di Palazzo Adriano, 1859 (Zakonet e Pallacit), por edhe i një fjalori 5000 fjalësh shqip-italisht (1862-1868), pas një gramatike të shkurtër të shqipes (1830) dhe një përkthimi të Ungjillit të Shën Mateut. Shumica e këtyre veprave mbetën të pabotuara dhe ruhen në formë dorëshkrimi në Koleksionin Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë ( bibliogrfià. Gangale 1973, f. 16 (II 10), 21 (II 17), 25 (II 20a), 62 (IV 6), 82 (V 4), 126 (V 50) dhe 129 (V 53).

Gavril Dara, i riu autori i Vepres ”Kënka e Sprasme e Ballës”. Dara I ri ishte  letrar, poet, gazetar, jurist. Lindi me 8 dhjetor 1825  dhe Vdiq me 19 nentor 1885. Ai ishte i biri i  Andrè Darës e i Françeskës Dragota. Studioi në Seminarin italo-shqiptar të Palermos dhe u dipllomua per drejtesi. Fillon pune ne Agrigento. Merr pjesë në levizjet e ringjalles italjane si antar i Komitetit kryengritës t’Agrigjentit e me 1860 emerohet  me dekret të Zef Garibaldit sekretar u përgjithshëm i Qeverise se’atij qyteti. Më 1867 emërohet prefekt i Trapanit. Me 1870, si e la ketë detyrë për arsye politike, shkoi në Romë e aty drejtoi për disa vjet (1871-1874) fletoren “La Riforma” ku u dallua  edhe si gazetar. Pas disa vitesh kthehet ne Agrigento dhe jetoi aty deri ne fund të jetës.  (fonte  Kole Kamsi  “Mbi katundin arbëresh Palaco Adriani”, )

Arbereshet shkruan ne gjuhen shqipe mbi lapidarin e familjes Dara,  ku prehen eshtrat e tyre.

“Burre i dijeshem nga me te dijshmit” 19 Maji  1832.

Mali i  trendavilave. Ky mal nuk eshte nje“shpikje letrario nga Dara, por  egziston në të vërtet me këtë emër. Ky mal ndodhet ne lugina e Sosio, (Palacio Adriano ) dhe ngrihet në një zonë ku natyra është e pa kontaminuar dhe pak e populluar. Eshtë përmendur nga Aristoteli dhe Plini Plaku dhe në lashtësi ishte i famshëm për bimët e tij të egra të virtytshme, objekt i studimeve për shumë botanistë. Hipoteza më e mundshme është se emri rrjedh nga lulja, dhe më saktë nga trëndafilat e peonies, të cilët lulëzojnë në shkurt, pa gjemba, dhe rriten mbi të gjitha në këtë mal; thuhet se trëndafilat u rritën kur kaloi Shën Rosalia, vajza e fisnikës Sinibaldo, zot i Quisquina dhe Malit te trendafilave. Keto trendafila  janë  i bardhë, i verdhë, rozë dhe i kuq.Largo mi duke lene mbarapa kete lugine.Nje copë shkëmbi duket ne horizonte.

Ndalojme tek sheshi shikojme kroin (shatervanin) me dy goje një vepër e arbëresheve të shekullit 16. Muret e vjetra te shtepive karakteristike arbereshe, arkitekture e qytezes , harqet, gjitonia,  jane vetëm gjurmë të asaj jete të zhurmshme të botës së djeshme arbërshe.

Një heshtje malinkonike ndjen në kete hapsire.

Shtepite e Darenjve, Bastave, Biderave, Krispëve, Kjarajve, jane atije edhe pse shekujt rrjedhin.

Në sheshin Umberto I ndodhet shatervani i ndërtuar nga arbëreshet, shekullit XVI . Elegante ne stilin e tij, me formën tetë këndore. Për pjesën strukturore të ndërtuar në 1607 punuan Chiusi Nicolò Gagliano dhe Vito Termini, xhaxhai dhe nipi, dhe për pjesën dekorative të përbërë nga një vazo me një kon pishe të skalitur me shije të rafinuar baroke në 1684 u punua nga Burgitan Vito Lo Domino.Aty mesojme prej banoreve që te kjo fontanë u xhiruan sekuenca te filmit  Oscar “Nuovo Cinema Paradiso” di G. Tornatore. Sot ky shatërvan nuk ndodhet më. (Në vijim foto e shatërvanit.)

Disa figura që meritojnë të përmenden

Emanuel Bidera 1784-1858) nga Pallaco Adriano.  Vepra e tij mbi prejardhjen e shqiptarëve, u botua në katërvëllimshin Quaranta secoli racconti su le Due Sicilie, Napoli 1846-1850. Vëllimi i parë përmban disa poezi popullore arbëreshe. Themelues dhe drejtor i një shkolle të gojëtarisë në Napoli, Bidera shkroi edhe librete operash për kompozitorin Gaetano Donixeti

Gjatë ekspeditës  Të Njëmijtëve, të Garibaldianeve,  G. Bandi,  thotë se u dëgjua të këndoheshin këto vargje : Ky përfytyrim i ëmbël/Do të ledhatojë shpirtin tim/Dhe kohë e ndritur do shpaloset/Përpara meje plot shkëlqim, dhe se autorui i tyre ishte  Libretist, arbëreshi Giovani Emanuele Bidera (Palazzo Adriano 1784-Palermo, 1858).

Pietro Chiara\ Kiara,1840-1915).Lndi nëPallac Adriano. Gazetar, jurist dhe epistolar, por edhe politikan.

Kushëri i Gavril Darës së Riut (1826-1885),Chiara bëri udhëtime në Shqipëri e në Ballkan më 1879. Ishte njohës i mirë i gjuhës dhe arriti të depërtojë thellë në  politike, ishte deputet në parlament, botoi artikuj në të përmuajshmen e De Radës si  Fiàmuri Arbërit, dhe shkroi disa poezi.Është autor i dy librave italisht për Shqipërinë: L’Albania, Palermo 1869 (Shqipëria), monografi në dymbëdhjetë krerë për gjuhën, letërsinë, historinë dhe politikën shqiptare, dhe L’Epiro, gli Albanesi e la Lega, Palermo 1880 (Epiri, shqiptarët dhe Lidhja), përmbledhje shkrimesh informative të botuara së pari në gazetën e Romës La Riforma, redaktuar në vitet 1871 deri 1874 nga Gavril Dara i Riu.

Kostumet e Palacit

Ndalojme tek muzeu i kostumeve. Piktori i njohur francez Zhan Houel, kur erdhi në Palac më 1782, i bënë shumë përshtypje kostumet e grave arbërshe. Piktori francez J. Houel përshkroi veshjet gala dhe veshjet e përditshme të grave të Palazzo Adriano me detaje dhe ishte aq i magjepsur prej tyre sa që donte t’i bente ato te pavdekshme . Thuhet qe ai beri nje perzjerje te bojrave te ujit me qymur  druri dhe krijoji gjallerine  e veshjeve  prototipeve të ahengut të madh. Në to pikturoi fustanet gjysëm festive, fustanit të dasmës femra dhe mashkull, fustanin e gruas së martuar, atë të vajzës dhe në fund veshjen e përditshme .

Veshja e festës në raste solemne siç është Pashka, dita e Zonjës dhe për festën e Kryqëzatës, tesuti  eshte e  bërë nga mëndafshi të pastër. Me të krijohet pjesa e fundit, trupit, keza dhe vello. Të gjitha këto pjesë  qëndisen me ar.  Në vijim  një dasëm në Palazzo Adriano në ritin grek, J.- P. Houel, 1770. Mendohet  te jete stampimi  më i vjetër që riprodhon veshjet e grave të një vendi arbëresh. Burrat janë të veshur siç visheshin si fisnikët e kohës.

Në pikturën në vijim  pikturë e  francezit, Jean  Houel, kostumi i grave arbëreshe të Palazzo  Adriano. Veshja e përditshme.

Mbiemrat me origjine shqiptare

Mbiemrat më të zakonshëm me origjinë shqiptare janë: Alessi, Barbata, Barcia, Cuccia, Francaviglia, Gagliano, Granà, Grisafi, Longo, Marino, Masaracchia, Raggio, Russo, Sabella, Schirò, Sciurba, Sulli

Palazzo Adriano «bashki e pakicës shqipfolëse»

Palazzo Adriano konsiderohet si «bashki e pakicës shqipfolëse», sipas ligjit 482/99 (Norma në lidhje me mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore), por gjuha e lashtë shqipe  ashtu si e përmenda nuk është më gjuha e komunitetit; sot është humbur pothuajse plotësisht, por egziston një shoqatë e cila quhet Skënderbeg . Kjo i bënë të ndihen ende të gjallë.

Arbëreshët e Palacos me duart  me mund  edjersë ndërtuan jetën në një atdhe që nuk ishte i tyre.

Përveshën krahët dhe ia filluës punën .

Ndërsa përshëndesim këtë ngulim arbëresh sot në prag të 1 Gushti, na vijnë ndër mend  fjalët e Rodotas:

… Kjo lugine te Maxares, lëndina, vreshta, ullishta, peme, ishte ajo parajse tokesore qe jo me kot Rodatò e kishte pagezuar  te tille. Ishte dora e Arbershit, që këtë fole  ku rrinin shqipet te egera e rilulezoi me sakrificat e tij, nga gjaku i tyre , malli it tyre, prodhoi  “Malin me Trendafila”,  elizirin me aromen e tij te perbere prej gjuhes shqipe, mitit, ritit rapsodive. Edhe  per poetët e tjere te  Palacit. Mali u pjese e jetes e historisë së tyre, legjendave, malli, dhe riteve, të ketij populli qe jeta nuk ishte aq bujare por që nuk harruan kurrë tokën e trë parëve të tij, të cilët çdo një gusht i afrohen këtij mali me vështrimin nga Toka mëmë.

Arbëreshët vazhdojnëtë kujtohen për tokën mëmë, por mëma e tij çfarë bënë për këta bijë shpërndarë në Itali prej 600 vjetësh.