Në Prishtinë hapet “Panairi i librit 2022” me mbi 2 mijë tituj të ri  

Pandemia bëri që për dy vite radhazi, Prishtinës dhe Kosovës t`i mungoi panairi i librit, e që dje u hap me pjesëmarrjen e dhjetëra botuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora me ekspozimin e rreth 2 mijë titujve të ri. Panairi në Sallën e Pallatit të Rinisë do të jetë i hapur deri më 12 qershor

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Hapja solemne e Panairit të Librit u bë dje në hyrje të Sallës së Rinisë në Prishtinë në prani të një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të librit, meqë rast aty folën botues e shkrimtarë, ndërsa që i pranishëm ishte edhe  ministri i kulturës Hajrullah Çeku i cili potencoi se :” Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e mbështetjes së këtyre eventeve. Megjithatë jemi të pajtimit që përkrahja për librin duhet të kaloj në nivel tjetër”…

Edhe kryetari i shoqatës së botuesve të Kosovës Edon Zeneli, pasi përmendi pengesat që shkaktoi pandemia në dy vitet e e shkuara përkujtoi se : “Edicioni i 22-të i librit pritej të mbahej në qershor të 2020-es, por ja ku jemi dy vite me vonesë për ta rikthyer atë që na u mor”.

I shoqëruar nga dy autorë librash anekdotash, Salih Zogiani nga Prishtina dhe Muzafer Osmani nga Ferizaj, vizituam stendat e panairit, ku pata rastin të përcjelli edhe promovimin e dy librave të kryetarit të kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Shitja dhe promovimi i i botimeve të reja do të vazhdojë deri më 12 qershor, sa do të jetë ky panair i hapur