Në katër qytete të Turqisë, aktivitete të ndryshme kushtuar kulturës shqiptare

Për disa ditë rresht në Stamboll, Manisa-Turgutlu, Bursa dhe Adapazar, u zhvilluan aktivitete në fushën e artit e kulturës, kryesisht me grupe artistike, ndërsa që në Bursa, Prof. Dr. Engin Beksaç mbajti ligjëratën tematike: “Historia dhe Kultura Ilire”, që u përcoll me mjaft interesim nga të pranishmit

Teksti dhe fotot: Qamil Bytyqi (Kamil Bitiş), Stamboll

Pas një përgatitje intensive edhe sivjet në disa qytete të Turqisë u organizua java e “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Turqi”, që objektiv kryesor kishte organizimin e manifestimeve nga fusha të ndryshme arti, siç janë këngët, vallet, filmi e të tjerë, në mënyrë që popullata e këtushme shqiptare por edhe ajo turke e të tjera të njiheshin më për së afërmi me zakonet dhe traditën tonë kombëtare.

Paraprakisht, më 30 Nëntor 2019, kemi organizua një konferencë në Bursa me temën “Historia dhe Kultura Ilire” ku folës ka qene Prof. Dr. Engin Beksaç, i cili mbajti një ligjëratë interesante e përmbajtëse për periudhën ilire, me theks të veçantë për kulturën ilire.

Për shkak të tërmetit në Shqipëri, sapo kishte filluar java e kulturës, aktivitetet u ndërprenë, për të vazhduar më vonë në mesin e dhjetorit.

Sa i përket kësaj veprimtarie, me emërtimin “Ditët e Kulturës Shqiptare në Turqi”, kjo është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës-Qendra Kulturore e Kosovës e në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare në Turqi, por edhe me shoqatat vendase në Turgutllu dhe në Bursa me pesë shoqata vendëse.

Ditët e Kulturës Shqiptare në Turqi janë mbajtur në katër qytete: Stamboll, Manisa- Turgutlu, Bursa dhe Adapazar, ndërsa që janë zhvilluar 5 aktivitete të ndryshme.

Thuaja se të gjitha këto aktivitete u përcollën me mjaft interesim dhe u pëlqyen nga artdashësit e pranishëm, në mesin e të cilëve pati edhe përfaqësuesish institucionesh, siç ishte rasti në Adapazar me datën 14 Dhjetor 2019 ku ka marr pjese edhe kryetari İ Komunës së Adapazarit.

Pos me programe kulturore disa nga këto manifestime janë përcjell edhe me ushqime tradicionale shqiptare.

( Përmes disa fotove nga këto manifestime po e kompletojmë këtë korrespondencë nga Stambolli, ku koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në Turqi, është autori i këtij teksti Qamil Bytyqi (Kamil Bitiş).