Në Emmendingen të Gjermanisë promovohet libri më i ri i Driton Gashit

Me 1 tetor, në Emmendingen, në bibliotekën historike të këtij vendbanimi afër Freiburgut në Baden-Württemberg, Shoqata kulturore „Yjet e Kosovës e.V.“, që drejtohet nga Tahir A. Shabani organizoi promovimin e librit më të ri në gjuhën gjermane të krijuesit të ri, tejet të talentuar në disa fusha, Driton Gashit me titull: „Mit dem Doppeladler im Ruhrpott“ (Me shqiponjën me dy krerë në rajonin e lumit Ruhr). Në këtë promovim mbresëlënës, që siç mësojmë nga fb, mori pjesë edhe ministrja e punëve të jashtme dhe të diasporës së Kosovës, zonja Donika Gërvalla-Schwarz, e ku u potencua se: “Libri nuk përshkruan vetëm historinë e tij, por të gjithë Kosovës dhe ne të gjithë e gjejmë veten tonë në rrëfimin aq të bukur të Dritonit“. Me prezencën e tij në këtë përurim libri morën pjesë edhe profesori e veprimtari Dr. Rexhep Gjergji, deputeti i parlamentit gjerman Yannick Bury, zyrtarja e bashkisë Emmendingen Sylvia Fall, një zyrtar i lartë i entit federal për refugjatë e migrime e shumë qytetarë tjerë të interesuar gjermanë e shqiptarë. Me këtë rast autori Driton Gashi, që njihet edhe për botime të mëhershme por edhe si pedagog e muzicient i shkëlqyeshëm, falënderoj organizatorët për mikpritjen bujare, Tahir A- Shabani si dhe grupin e valleve për momentet e bukura si dhe gjithë të tjerët për ndihmën e dhënë, pa harrur edhe Bashkinë e Emmendingenit.

Në këtë promovim mbresëlënës, që siç mësojmë nga fb, mori pjesë edhe ministrja e punëve të jashtme dhe të diasporës së Kosovës, zonja Donika Gërvalla-Schwarz, e ku u potencua se:  “Libri nuk përshkruan vetëm historinë e tij, por të gjithë Kosovës dhe ne të gjithë e gjejmë veten tonë në rrëfimin aq të bukur të Dritonit“.

Me prezencën e tij në këtë përurim libri morën pjesë edhe profesori e veprimtari Dr. Rexhep Gjergji, deputeti i parlamentit gjerman Yannick Bury, zyrtarja e bashkisë Emmendingen Sylvia Fall, një zyrtar i lartë i entit federal për refugjatë e migrime e shumë qytetarë tjerë të interesuar gjermanë e shqiptarë.

Me këtë rast autori Driton Gashi, që njihet edhe për botime të mëhershme por edhe si pedagog e muzicient i shkëlqyeshëm, falënderoj organizatorët për mikpritjen bujare, Tahir A- Shabani si dhe grupin e valleve për momentet e bukura si dhe gjithë të tjerët për ndihmën e dhënë, pa harrur edhe Bashkinë e Emmendingenit.