Ditën e diele me 29.09.19 në Dyseldorf u mbajt manifestimi parë i Shoqatës se posa formuar të Femrës Shqiptare „Dora D‘ Istria“ kushtuar tre vjetorit të shenjtërimit dhe 40 vjetorit të nderimit me Çmimin Nobel për paqe të Shën Nënë Terezës.
Me pjesëmarrjen e mbi njëqind femrave qe gravitojnë ne Dyseldorf dhe rrethinë u shpalos plani dhe programi i shoqatës nga kryetarja Lindita Kryeziu. Më këtë rast fillimin e punës së kësaj shoqate e përshëndetën edhe Pal Sokoli në emër të Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë (LSHAKSH-) në Gjermani se bashku me Sekretarin Valon Shkreli dhe poeteshën Angjelina Krasniqi; gazetarja dhe politikologjia aktiviste Vjollca Hajdari, Konsulli i përgjithshëm i Dyseldorfit Arjan Kashtanjeva, mësuesit: R. Hamiti, Etleva G. Mançe, dhe Mimoza Sulollari dhe në emër të aktivistëve nga Dyseldorfi Bedri Veseli.
Gjatë këtij manifestimi siç mësojmë nga Pal Sokoli u dha edhe dokumentari filmik për Shën Nënë Terezen, përgatitur nga Vjollca Hajdari dhe poezi për Shën Nënën Terezë recituan Angjelina Krasniqi dhe P. Sokoli.
Programi këtij evenimenti u përshkua me valle të bukura me motive nga trevat të ndryshme shqiptare, meqë rast vallëzoi grupi i nxënësve të shkollës shqipe, kurse në pauzë të pranishmit u shërbyen me ushqime të përgatitura posaçërisht për këtë manifestim.