( U tha në tubimin përkujtimor ne Cyrih, në prani të familjeve të viktimave dhe të përfaqësuesve institucional)
Tubimi përkujtimor në Cyrih i organizuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë, kushtuar viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, mblodhi një numër të madh bashkatdhetarësh, përfaqësues institucionesh, shoqatash kulturore, organizatash humanitare dhe personalitete nga Kosova, Shqipëria, mërgata shqiptare në Evropë dhe komunitetet arbëreshe. Interesimi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve bëri që salla të rezultonte e vogël për dhimbjen e madhe dhe për të gjithë ata që kishin ardhur për të nderuar viktimat e Gjenocidit serb të viteve 1998–1999 dhe për të dëshmuar se kujtesa historike shqiptare mbetet e gjallë dhe aktive. Me këtë rast me fotot e fotoreporterit të portalit tonë prointegra.ch, Afrim Nevzadi po e japim në tersi tekstin e kësaj qendre e cila nga ajo që u pa mbrëmë, po zhvillon një punë te jashtëzakonshme për të ndriçuar, e dëshmuar të gjitha ato krime që ka zhvilluar Serbia në periudha të ndryshe e sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Tubimi filloi me intonimin solemn të Himnit Kombëtar Shqiptar dhe Himnit të Republikës së Kosovës. Moderatorët e programi z. Ramadan Morina dhe Alketa Gashi – Fazliu u ndalën në rëndësinë e 15 janarit – Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, duke rikujtuar krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës: vrasjen e mbi 10.000 civilëve shqiptarë, zhdukjen me forcë të mijëra personave, keqtrajtimin e të burgosurve në burgjet serbe, dhunën seksuale ndaj rreth 20.000 grave, burrave dhe fëmijëve, dëbimin e mbi një milion shqiptarëve, si dhe shkatërrimin e më shumë se 100.000 shtëpive, shkollave, objekteve kulturore, shëndetësore dhe fetare. Në nderim të viktimave të gjenocidit dhe të rënëve të luftës çlirimtare, u mbajt një minutë heshtje.
Në fjalën e tij, kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, z. Bardhyl Mahmuti, theksoi misionin e Qendrës në dokumentimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Ai nënvizoi se sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe kërkimi i drejtësisë për viktimat mbeten obligim i përhershëm kombëtar.
Në vijim, përshëndeti mysafirët e nderit, ndër të cilët Kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëvet, z. Rozario Peta, së bashku me bashkëshorten e tij, znj. Xhuzepina Mandala. Nga Kosova ishin të pranishëm z. Andin Ukshin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur me Forcë, z. Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë së Komisionit, si dhe zyrtarët Gentrit Hafir Shala dhe Astrit Gjocaj.
Tubimi u nderua gjithashtu nga përfaqësues diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë në Zvicër, përfshirë zëvendësambasadoren e Republikës së Kosovës në Bern, znj. Shukrije Ramadani, konsullin e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, si dhe bashkëpunëtorja e stafit të Konsullatës znj. Makfire Azemi. Nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë mori pjesë sekretari i Ambasadës, z. Valon Gashi.
Të pranishme ishin edhe aktivistet e çështjes së personave të zhdukur, znj. Kumrije Karaçica nga organizata “For New Life Kosovo” dhe znj. Vera Hoti nga “Shoqata Kreshniku”, të cilat prej vitesh angazhohen për ndriçimin e fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu znj. Ornela Radovicka, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Bibliotekës “At Belushi” në Frasnitë të Kalabrisë; znj. Fatjona Matraku, pianiste me origjinë çame dhe drejtoreshë artistike që jeton dhe vepron në Paris; znj. Elisabeta Gjergji-Shehi, kryetare e Shoqatës Shqiptare “Iliria” në Lion të Francës, së bashku me bashkëveprimtarët Abaz Pllana, Avni Bilali dhe Raimond Shehi; si dhe z. Eduard Jakaj, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Zëri Atdheut” në Montebelluna të Italisë, i shoqëruar nga Isuf Zenelaj dhe Besnik Veselaj.
Nga Gjermania mori pjesë një grup veprimtarësh, ndër ta veterani i UÇK-së dhe invalid lufte Binak Dinaj, Ekrem Rama, Mehmet Cimili, znj. Lindita Haxhiu, Shemsi Zeqiri, si dhe znj. Valdete Hoti, kryetare e Shoqatës “Parandalo”.
Në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, fjalë rasti mbajti z. Bardhyl Mahmuti, i cili theksoi se gjenocidi në Kosovë mbetet një plagë e hapur për shoqërinë shqiptare dhe se dokumentimi i krimeve, ruajtja e kujtesës kolektive dhe kërkesa për drejtësi janë obligim i përhershëm kombëtar.
Programi artistik nisi me interpretimin në piano të veprës “Agimi pranveror” të Kristo Konoshit nga znj. Fatjona Matraku, e cila përmes tingujve përcolli simbolikën e agimit si shpresë dhe rilindje pas errësirës. Në vazhdim, Afërdita, Shpejtim dhe Elion Krasniqi interpretuan këngën “Lulet që nuk çelën kurrë”, vepër e Elion Krasniqit kushtuar fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, duke prekur thellë ndjenjat e publikut.
Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe znj. Ornela Radovicka, znj. Elisabeta Gjergji-Shehi dhe z. Eduard Jakaj, të cilët theksuan rolin e diasporës dhe institucioneve kulturore në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë. Në vijim, znj. Fatjona Matraku interpretoi edhe vepra të tjera, përfshirë muzikë nga Çesk Zadeja dhe “Baladë – Variacione mbi një temë popullore” të Pëllumb Vorpsit.
Në kuadër të këtij përkujtimi, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ndau mirënjohje për personalitete dhe shoqata që kanë dhënë kontribut të veçantë në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar. Mirënjohjet dhe simboli i gjenocidit – lulëkuqja me katër petale, vepër monumentale e z. Adnan Asllani, u ndanë nga z. Bardhyl Mahmuti dhe vetë autori.
Kulmi emocional i tubimit ishte interpretimi i këngës simbolike “Ata u bënë dritë” nga Flutur Bytyqi. Ky interpretim kishte një peshë të veçantë, pasi gjatë gjenocidit në Kosovë artistes i janë vrarë gjyshi, xhaxhai dhe 24 anëtarë të familjes së gjerë. Mesazhi i këngës u shndërrua në një thirrje të fuqishme për kujtesë, drejtësi dhe angazhim të vazhdueshëm.
Tubimi u mbyll me mesazhin përfundimtar të moderatores: “Qofshi përjetësisht të nderuar ju që përkujtoni viktimat e gjenocidit!”, duke riafirmuar se të rënët u bënë dritë në shpirtin e atyre që nuk harrojnë dhe që angazhohen që gjenocidi në Kosovë të ndriçohet në tërësinë e tij.
Ne këtë tubim bashkatdhetarët u pajisën me literaturë dhe simbole të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, literaturë e cila mirëmbahet dhe shpërndahet nga Agush Buja.