Në ditëlindjen e Vaçes

Pikërisht, sot u mbushën 75 vjet nga lindja e ikonës së këngës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela, e cila u lindë në datën e sotme, në Lushnjë më 7 prill 1939. Në ditëlindjen e saj të 75-të, kur Vaçja më vetëm fizikisht nuk është në mesin tonë, adhuruesve të shumtë po ua sjelli disa nga fotot që realizova më 9 maj 2009 në Neushatel të Zvicrës. Atë ditë i luta vogëlushët e Ansamblit “Mërgimi” në Neushatel, që pas programit ta përqafojnë Vaçen , e që kjo i solli një gëzim të papërshkrueshëm.  Atë edhe sot e përjetojmë si një: Engjëll midis engjëjve, pasi përherë rrezatonte dritë. Të tillë e përjetojmë edhe sot nga qielli, nga vjen me shpirtin dhe zërin e saj magjik./ R. Rifati