Muzeu i Ali Pashë Tepelenës në ishullin e Liqenit të Janinës

Nga muzetë që vizitova, më interesanti mu duk Muzeu i Ali Pashë Tepelenës në Ishullin e Liqenit të Janinës, rrethuar nga të gjitha anët me ujë. Muzeu është shtëpia ku jetoi derisa u vra nga turqit, Aliu më 24 janar të vitit 1822, në moshën 82 – vjeçare.

Karakteristike se tek muzeu, që gjendet në një ishull të banuar liqeni mund të shkohet vetëm me anije apo barka që nisen nga Janina. Vendi ku gjendet muzeu është tejet atraktiv dhe tërheq shumë vizitorë. Në oborrin e Muzeut ndodhet një rrap me mbishkrimin: emërtimin “Rrapi 700 vjeçar i Ali Pashës”. Po aty para hyrjes në ndërtesën dykatëshe të muzeut është edhe një top me gjyle të shkrepura nga koha e Ali Pashë Tepelenës.  Sa i përket brendisë së muzeut, në dy katet, krahas gjërave personale të pashait dhe armëve të praruara me argjend e arë, ka edhe dy dhoma me kostume kombëtare nga shekulli i XIX. 

Dy vjet më parë muzeut ju kthye edhe një pushkë e tipit karafile e punuar e tëra me ar e argjend, që daton nga viti 1804, kur Ali Pashai ishte 64 vjeç. Ashtu, siç e himnizuan përmes punimeve personalitete mendore të shekullit të 19-të, ndër ta Bajron, Dyma, Hygo, Gete e të tjerë, ngjashëm vepruan edhe piktorë të kohës, duke e përjetësuar “Luanin e Janinës” në tablo impozante artistike, që stolisin muret e dhomave.