Në kuadër të prezantimeve të muzeve shqiptare, kësaj të hëne disa fjalë për muzeun e Kongresit të Manastirit, ku dje u shënua 112 vjetori i kësaj ngjarje madhore të historisë sonë kombëtare, e që ndryshe shënohet edhe si Dita e Alfabetit Shqip.
Nga Rexhep Rifati
Ky Kongres filloi më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 dhe në te patën marr pjesë delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata, për të miratuar vendimin që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.
Do theksuar se sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe Pavarësia e Shqipërisë. Ndërsa që kryetari i tij u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.
Por, ajo çka ka të bëje me portalin tonë, “prointegra.ch”, është pjesa e objektit e kthyer në muze, ku gjenden rreth 60 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.
Objektin muzeal ku iu dha e mbara shkronjave shqipe e vizitova pikërisht pesë vite më parë me bashkudhëtarin tim nga Shkupi inxhinierin Jakup Reka, me që rast edhe vizituam eksponatet e që ruhen aty, e që kryesisht janë fotografi e dokumente nga puna e kongresi, ku morën pjesë 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga komunitetet shqiptare në mërgatë, e ku kumtesën kryesore e mbajti Gjergj Fishta, që atëbotë kishte vetëm 37 vjet.
Karakteristike është se fjala e Fishtës aq shumë i preku pjesëmarrësit, sa një hoxhë, delegat nga Shkupi rendi i pari dhe e përqafoj Fishten, sa kjo la përshtypje të madhe te delegatët.
Gjatë vizitës në Manastir, më 18 Nëntor 2015 , pas ca shkrepjeve të objektivit në dokumentet e Kongresit të Alfabetit, sa mbetëm të ngazëllyer aq edhe të zhgënjyer. Ishte e dhembshme të shohësh se si kati përdhes ishte kthyer në depo pllakash qeramike dhe ishte blerë nga maqedonas me një çmim, siç mësuam mjaft të lirë:
Megjithatë rëndësia e këtij kongresi për një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe është i një rëndësie të veçantë për ecjen e mëtejshme drejtë kombeve të përparuara evropiane. Aq më parë që në Manastir dijetarët dhe atdhetarët shqiptarë që u tubuan nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfshi edhe komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. ia arritën qëllimit që të kemi një alfabet unik, por edhe praktik. Sepse përpara këtij kongresi, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.
Mesa mësuam sot nga mediat, në objektin e kongresit sapo janë kryer renovimi dhe mbetet të shpresojmë që të mos jetë në at gjendje si me rastin e vizitës sonë.