Miratohet projektligji “Për shtetësinë”

Është miratuar projektligji i ri “Për Shtetësinë”. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, që është mbajtur më 31 korrik, ku kanë hartuar projektligjin i cili pritet ti dorëzohet Parlamentit për disa ndryshime thelbësore, sic është Neni 6 ku parashihet “Fitimi i shtetësisë me origjinë”.

Në këtë nen parashihet si vijon:

1.Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.

2.Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij ligji.

3.Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Ky nen është shumë I rëndësishëm sepse I krijon mundësinë të gjithë shqiptarëve që kanë lindur në shtete të tjera, por që në një mënyrë ose tjetër arrijnë ta vërtetojnë origjinën e tyre, të marrin shtetësinë e Shqipërisë. Qytetarët e Republikës së Kosovës u përjashtuan nga kjo mundësi  me nnjë vendim që u morr në korrik të 2013-tës, por me këtë projektligj gjithcka do të jetë ndryshe tani.

Në projektligj shkruhet: “Ligji nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar, vendimi nr.554, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.”