Meshë në Lozanë në 22 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë

Në 22 vjetorin e kalimit në amshim, të humanistes dhe nobelistës sonë, shenjtëreshës, Nëna Terezë, sonte në Lozanë të Zvicrës u mbajt një meshë përkujtimore në njërën nga kishat e këtushme.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati, Lozanë   

Sot bëra mbi 500 kilometra me tren në dy drejtimet , për të marr pjesë në meshën kushtuar Nënës Terezë. Me këtë rast në njërën nga kishat e Lozanës, në oborrin e së cilës para dy vjetësh u ngrit edhe shtatorja e humanistes sonë, përmes lutjeve, fjalëve falënderuese dhe disa pikave muzikore u përkujtua vepra madhore e kësaj nëne shqiptare me përmasa botërore, ku tre priftërinj, drejtuan meshën në nderim të jetës, veprës dhe figurës madhore të shenjtëreshës sonë- Nëna Terezë. Pos shqiptarëve e zviceranëve, në këtë ceremoni nderimi, pati edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, përfshi edhe motrat e nderit nga India.

Ndërkaq tek shtatorja e nënës Terezë që gjendet, po në oborrin e kësaj kishe u vunë lule të freskëta. Ndërsa një lutje për nënën Terezë para kësaj shtatore e lexoi, Don Pren (Prend) Kola, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Aargau.
Me këtë rast hapa edhe një ekspozitë me fotot e shtatoreve të Nënës Terezë që kam shkrep në trojet shqiptare si dhe në Zvicër e Gjermani.