Mërgata, tregu i patundshërive dhe rritja e çmimeve Kosovë-Shqipëri

Nga Shqipe Bytyqi, Shkurt 2026

Në Kosovë, tregu i patundshërive ndikohet kryesisht nga banorët qe jetojnë jashtë vendit, pra mërgata, jo nga investitorë te huaj anonimë. Mërgata ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e historisë së vendit. Ajo ka kontribuar për mbijetesën familjare, luftėn nė të gjitha aspektet. Ajo ka ndihmuar në rindertimin e vendit pas luftës, ne ngritjen e bizneseve private etj. Sot, kontributi i mërgatës është edhe më i gjërë: profesionistë të shkolluar jashtë vendit kanë filluar tė kthehen, duke sjellë kapital njerëzor dhe ekspertizë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Blerjet e patundsherive mga ana mërgatës nuk janë thjesht transaksione financiare, ato nxisin ndërtim, hapin vende pune dhe përmirësojnë infrastrukturën lokale, duke mbështetur direkt dhe indirekt ekonomine e vendit.

Narrativat që fajësojnë mërgatën për rritjen e çmimeve të pasurive janë jo të plota dhe shpesh keqdashëse, sepse injorojnë dimensionin historik, social dhe ekonomik të këtij kontributi. Rritja e çmimeve tė patundsherive në 5 vitet e fundit, rreth 10-25 %, është e moderuar dhe pasqyron trendet evropiane.

Në Shqipëri, situata është ndryshe. Ligji lejon qe të huajt te blejnë pronë relativisht lirshëm, dhe në praktikë rreth çdo e 4–5 blerje në vend eshte nga investitorë të huaj, jo nga mërgata shqiptare. Kjo ka sjellë nje rritje te lartë dhe shpesh artificiale të çmimeve, që në qytetet kryesore dhe zonat bregdetare arrin rreth 30-45 % në 5 vitet e fundit. Për qytetarët me të ardhura mesatare, kjo është e vështirë për t’u përballuar, duke krijuar një problem real banimi.

Zvicra shërben si pikë referimi. Ligji lejon investime te huaja, por me kufizime dhe autorizime të qarta, duke ruajtur tregun vendas dhe shmangur shpërndarjen spekulative qe mund të rrisë çmimet në mënyrë artificiale. Ky model tregon se investimet e huaja mund te jenë të dobishme, por duhet të jenë të kontrolluara per të ruajtur interesin lokal.

Mesazhi kryesor

•Në Kosovë, mërgata ka kontribuar në mbijetesë, zhvillim ekonomik, mbrojtje të vendit dhe kthim të profesionistëve, dhe akuzat se ajo “po ngrit çmimet e pasurive” janë jo të plota dhe shpesh keqdashëse.
•Në Shqipëri, tregu i hapur për të huajt ka sjellë një rritje artificiale dhe problematike të çmimeve, që prek qytetarët vendas dhe një rrezik që shqiptari „të humbë“ pjesët më tė bukura të vendit.
•Në Zvicër, investimet e huaja lejohen, por prona mbetet e mbrojtur dhe rritja e çmimeve është e kontrolluar, duke reflektuar një ngritje moderate tė çmimeve, trend evropian që shfaqet edhe në Kosovë.

Në përfundim, rritja e çmimeve në Kosovë eshte pjesë e një trendi evropian, e balancuar nga kontributi historik, social dhe ekonomik i mërgatës, ndërsa në Shqipëri rritja shpesh është artificiale dhe e dëmshme për qytetarët vendas. Mërgata nuk është problem; ajo është partner historik, ekonomik dhe patriotik i Kosovës.