(E si t‘harrojmë?!)
Ka mot e mot … n‘kërkim
Diçka t‘pagjetur
Diçka t‘patretur
Me mall t‘paepur
Në mbledhje eshtrash jam
Mot e tëhu … auuuuu
M‘i duhen Tokës së tyre
Pa ta t‘gjetur … gjumë nuk ka
Janë shumë, pak nuk bëhen
Edhe sall një i fundit, shumë është
E ne që presim
Po pakohemi
Po vetmohemi
Po zvetnohemi
Mblodha edhe kafka
T‘gjetura të t‘pagjeturve
Identike me qanakala
Të mëdha e të vogla
Të ngjitura e të ndara
Të voglat të trishtuara dukeshin
Gjumi ikur iu paskësh
Tâmlin gjive të thara t‘ëmash
Pa e pi mbetur
Ah sa ngjashmëri në emra
Kujtesa përkon me koinçidencë
Pa skadencë
Me violencë
Agron me Aron
Morea me Judea
Isak me Jitzak
Arbnora me Ofra … si motra
Ne nuk harrojmë!
Jo qe besa … as falet, as harrohet
Duhej të ndalet … të ndëshkohet
Plaga nuk është tharë
E vrasësi m‘godet ende rrafal me fjalë
A falet Gjenocidi?!
Ah … dikur atje ishte n‘veri
Te ne së fundi kah jugu
Një Auschwitz … Dahau… Bllacë… Meje … Reçak
Identike në vrasje etnike
Dhimbje biblike!
Mentor Thaqi
27 kallnor 2026

















