Mençurisë lëshoja rrugën
Shkruan: Sami ARIFI
Lëshoja rrugën mençurisë,
jo budallëkisë!
Mençuria njerëzore
është fuqi mendore!
N’çdo vend n’përparim,
budallëkët janë n’trajtim!
Këtu tek ne,
ecin t’parë,
për çudi,
s’lënë t’parin me ardhë!
N’Perëndim thonë:
t’mençurit lëshojë rrugë!
Ndërsa n’Lindje thonë:
Budallës lëshoja rrugë!
Jo, jo budallai është për trajtim,
i mençuri për shpëtim!…



















