Manifestim solidariteti me lëvizjen protestuese mbi Trepçën

Më 30 janar 2015 seksioni i Partisë “Die Linke” (“E majta”) për Lajpcig në Saksoni të Gjermanisë organizoi një manifestim mbi luftën dhe problemet sindikaliste,  në mënyrë të veçantë për situatën në Ballkan. Par referateve hyrëse pati edhe një debat mes referuesve dhe sindikalistëve dhe aktivistëve politik të pranishëm në manifestim. Temë boshte e manifestimit dhe diskutimit përmbyllës ishte mbi sindikatat dhe orgjinë e privatizimit në Evropën juglindore e veçanërisht situata në Republikën e Kosovës dhe ajo në Ballkan. Të gjithë të pranishmit u pajtuan se duhet fuqizuar kontaktet dhe bashkëpunimi në të gjitha rrafshet e mundshme.  

Ricky Burzlaff1

Ricky Burzlaff, e martë, më 03 shkurt 2015

Më 30 janar 2015 në Lajpcig,  në kuadër të ditëve të politikës së jashtme për herë të tretë u zhvillua manifestimi me temën “Lufta sindikaliste ndërkombëtare”. Në shtëpinë e lindjes të udhëheqësit të shquar të lëvizjes punëtore e sociale gjermane dhe ndërkombëtare, Karl Liebknecht, me ftesën e Partisë “Die Linke” Lajpcig, të Bashkësisë së punëtorëve të ndërmarrjeve rajonale si dhe Sindikatave të Saksonisë, ku morën pjesë Max Brym (Autorë e ekspert mbi Ballkanin), Osman Osmani (sekretar sindikal i Unia-s të Zvicrës) si dhe Sabine Zimmermann (Anëtare e Bundestagut dhe përfaqësuese e Bashkimit të Sindikatave të Gjermanisë për Saksoni), për të diskutuar  për rolin dhe ndikimin e sindikatave në Ballkan, në Zvicër dhe në Gjermani. Me këtë rast, krahas prezantimit të situatës aktuale ekonomike e sociale në Ballkan, debati u përqendrua kryesisht në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen  e solidaritetin mes sindikatave të ndryshme.

Në mënyrë të veçantë u debatua edhe për protestat aktuale në kryeqytetin e shtetit të Kosovës, Prishtinë, të cilat ndër të tjera kërkuan ruajtjen e Trepçës si pronësi publike. Të gjithë pjesëmarrësit në podium dhe mysafirët e manifestimit ishin të njëmendimi se duhet solidarizuar me punonjësit e Trepçës dhe demonstruesit e shumtë në Prishtinë.

Pas një hyrje interesante dhe përshkrimin e detajuar të situatës në Sindikatat e Kosovës përmes Osman Osmanit dhe Max Brym-it, tek të gjithë të pranishmit mbretëroi bindja se nevojitet një bashkëpunim më i fuqishëm i Sindikatave nga Evropa juglindore me ato të Gjermanisë dhe Zvicrës. Procesi i pandërprerë i privatizimit në Evropë, veçanërisht në shtete e dala nga ish Jugosllavia, i cili shtyhet para nga BE-ja dhe institucionet ndërkombëtare, duhet dënuar qartas. Laboratori eksperimental neo-liberal në Kosovë bënë  popullsinë  gjithnjë e më të varfër, përderisa politikanët e vendit përpiqet të shndërrohet  në borgjezi e re, duke ruajtur pozitat e veta përmes shfrytëzimit të misionit të BE-së.

Shpejtë në tubimin e kësaj mbrëmjeje u shtrua pyetja se si mund të mbështeten në mënyrë efektive koleget e kolegët si dhe punonjësit e Trepçës prej nga Gjermania.  Për të mbështetur nga Gjermania kërkesat e protestave dhe të punonjësve të Republikës së Kosovës, në ditët dhe javët e ardhshme  do të nënshkruhet një shkrese solidariteti nga dhjetëra nisma, organizata, struktura partiake e sindikata.

Edhe përkundër demonstratave të Legida-s dhe ato të jo-Legida-s (për dhe kundër ksenofobisë në Lajpcig e gjithandej nëpër Gjermani) që u zhvilluan më 30 janar në Lajpcig, manifestimi në fjalë kishte mjaftë pjesëmarrës. U diskutua shumë dhe u dhanë shumë ide për mbështetjen e  luftës sindikalistë në Kosovë, ide të cilat do të duhej jetësuar së shpejti.

Ky manifestimi u udhëhoq nga Marianne Küng-Vildebrand, anëtare e kryesisë së Partisë “Die Linke” të Lajpcig, zëdhënëse e sindikatave dhe këshillave punëtore të ndërmarrjeve rajonale për Lajpcig e Saksoni si dhe task-forcës Amazon të Bashkimit të sindikatave në nivel të Gjermanisë.

Pjesa e parë e filmuar e manifestimit me referatet hyrëse në gjuhën gjermane janë të postuara edhe në YouTube. (Videon mund ta shihni në vegën vijuese: https://www.youtube.com/watch?v=b86BVb5s8cg)

liebknecht haus

Në Braustraße 15, in pjesën jugore të qytetit Lajpcig gjendet shtëpia Liebknecht-Lajpcig. Në afërsi të rrugës Karl Liebknecht dhe të shtëpisë së popullit (Volkshaus)

Në podrum të shtëpisë Liebknecht gjendet muzeu përkujtimor mbi jetën dhe veprën e Wilhelm Liebknecht dhe djalit të tij Karl Liebknecht. Hyrja në muze është falas.

 

Përgatiti dhe përshtati: Osman Osmani, Schaffhausen, më 1 mars 2015