LKSHM shpallë Libër të  Vitit ” Pranverë e helmuar” të autorit Hazir Mehmeti

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, falënderon kryesinë e LKSHM për çmimet e ndara në kuadër të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit Kombëtar, meqë rast Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve në Mërgatë për vitin 2020 shpalli Libri i Vitit ” Pranverë e helmuar” të autorit Hazir Mehmeti.

Ja edhe motivi për këtë nominim nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë:

28 NËNTOR, 2020

Dita e Flamurit shkruhet me shkronja t’arta, ndaj në këtë ditë madhore të kombit Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë :

Për libër të vitit “Pranverë e helmuar”

Falënderon Mësuesin, Hazir Mehmetin

Hazir Mehmeti

Mësues i gjuhës, i artit dhe dashurisë për Atdhe, i vyer në tema të njëshme që të ndirtësohet me të dhëna jeta e të riut, të njihet historia dhe vuajtja shqiptare, e veçmas ajo e Dardanisë të një shekulli të dhimbjeve!

Libri «Pranverë e Helmuar» do të mbetet në arkivat e Atdheut si dëshmi e një Epoke të plagëve të mëdha!

Kryetari: Musa Jupolli 28 Nëntor 2020, Paris

Me këtë rast edhe Redaksia e portalit tonë, përgëzon autorin Hazir Mehmeti, i cili është edhe njëri nga bashkëpunëtorët tanë më aktiv, por edhe Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, për këtë vlerësim meritor që i bën librit bashkë me autorin.