NJË SHËTI NËPËR SHI

Derisa vështroja shiun
Nga ballkoni
Me një libër në dorë
Pranova një ftesë në mesengjer
“Për një punë të vogël”
Që ka të bëj me politikën lokale
Dola në një kafe
E prita
Binte shi
E ndjeja se mund të shkruaja diç
Ndoshta një a ca vargje
Heshtja foli më bukur
U humba nëpër të
Pastaj dolëm nga kafeneja
Pas kësaj ndeje
U përshëndeta me dy miqtë
Bëra një ftesë me telefon
Më pëlqente të vazhdoja
Jashtë shtëpisë të rrija
Për qejf
Nëpër këtë fresk
Erdhi ai që e ftova
U ulëm në verandën e një hoteli strehëmbuluar
Prej metali ngjyrë qumështi të bardhë
Shiu binte si muzikë e lehtë
Duke shpërfillur shumë gjëra përreth
Edhe këngët zëlarta
Edhe tymin tullug
Që dilte nga shishat e barit
Në lokalin përballë
Edhe gropat e rrugës e të shpirtit
E çuam u përshëndetëm me kamarierin
Paguam me kartelë kohe
E morëm rrugë kthimi
Me hapa të ngadaltë e çadrahapur në duar
Njëra prej tyre e tejdukshme
Në të cilën u hodhën fara shiu
Kjo shëti e ëmbël
Që të dëshiron ta zgjasësh
Ndonëse nuk e zgjat deri në mesnatë
Edhe pse tri orë nuk janë pak
Në këtë ditë historike shiu