Fitorja e Liverpoolit sot ndaj Southampton me rezultat 3-1, ka ngritur në këmbë tifozët e YNWA-së. “The Reds” kanë marrë fitoren e katërt me radhë për tu kthyer në krye të renditjes me 82 pikë, dy më shumë se Manchester City.
Edhepse Liverpooli nisi ndeshjen në disavantazh, pasiqë vendasit shënuan gol qysh në minutën e nëntë, mirëpo në minutën e 36-të, rezultati u barazua, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me barazim. Ndërkaq në pjesën e dytë, Liverpooli filloi me sulme të pandalshme, ku në minutën e 80-të, goli mahnitës i Salah, qoi Liverpoolin në epërsi.
Ndërsa rezultatin 3-1 e vendosi goli i tretë i Hendersonit, i cili edhe e mbylli ndeshjen e sontme. Liverpoolit i mbetet që ti kalojë edhe katër ndeshjet e mbetura, për të rrëmbyer titullin.