Kronika e manifestimeve në Zvicër, kushtuar Ditën së flamurit

Me rastin e Ditës së Flamurit – 28. Nëntorit dhe të 101 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,në Zvicër organizohen një varg manifestimesh, të cilat përcillen me një varg programesh artistike nga shkolla shqipe dhe ansamblet muzikore

Shoqata kulturore Shqiptare ‘‘Atdheu‘‘ në Thun

Në këtë kuadër , Shoqata kulturore Shqiptare ‘‘Atdheu‘‘ në Thun, fton te githë bashkatdhetarët qe te marrin pjesë në një organizim nga ana e kësaj shoqate që do të mbahet më 30.11.2013, në ora 18:00 në MORRIS Frutigenstrasse 68 3604 Thun. Me këtë rast do të organizohet edhe një program muzikor nga Sh.K.Sh “Atdheu” nga Thuni , kryesisht me valle nga të treva të ndryshme shqiptare këngë të kënduara nga solistët Agron Ugzmajli, Elkeleta Basha dhe Fitim Latifi. Ata që vijnë me vetura duhet të shfrytëzojnë parkingun të Migrosit të vogël ose të Hotel Holidy
Manifestim masiv nga LAPSHi-i „Naim Frashëri“ për kantonin e Cyrihut

Ju njoftoj se LAPSH „Naim Frashëri“ për kantonin Cyrih do organizojë manifestim për nderë të 28 Nëntorit të dielën me 24 Nëntor 2013 në ora14.  Tubimi festiv mbahet
– në Restaurant ESEN, Schützenmatstrsse 1-B – CH-8180 në Bülach
Në këtë festë do të paraqiten me recitime dhe këngë nxënësit e shkollës shqipe si dhe do të ketë muzikë  me këngëtarë të ndryshëm të estradës shqiptare, të cilët do të na argëtojnë me këngë të bukura dhe valle popullore. Nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut, kryetari: Naser Ulaj, 076 566 63 48

Program festiv nga Ansambli “Drita” në Kreuzlingen

Edhe Ansambli i këngëve dhe valleve “Drita” nga Kreuzlingeni me 30.11.2013 ne ora 20.00  organizon një program masiv , në Dreispitz- Sport und Kulturzentrum , Pestalozzistrasse 17/ 8280, Kreeuzlingen. Marrin pjesë edhe ansambli “Arbëresha “ nga Sirnachi dhe këngëtarët Leonida Marijakaj , Granit Ahmeti dhe instrumentisti Emin Raci.. Info :0764779340

Manifestim në Gjenevë në shoqërim të ansamblit “Gëzuar”
Edhe komuniteti Shqiptar i Gjenevës, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar, Ansambli “Gëzuar”, Rinia Kontakt, Universiteti Popullor Shqiptar dhe Rrethi Shqiptar-Mejrinas organizojnë kremtimin e Festës së Flamurit dhe 101 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi do të mbahet në sallën Palladium (Rue du Stand 3, 1204 Genève), më 23 nëntor në orën 19h00. Në programin artistik do të marrin pjesë ansamblet “Gëzuar” dhe Rinia Kontakt, këngëtarët Afërdita Krasniqi, Shpejtim Krasniqi dhe Dilaver Ademi, të shoqëruar nga Fitim Latifi dhe Elton Leka, grupi folklorik “Sali Mani”, fëmijët e LAPSh-së . Hyrja falas.
Kremtim nga Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud

Si edhe viteve të tjera edhe kësaj radhe Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud, për nder të Ditës së Flamurit dhe 20 vjetorit të themelimit të saj, organizon një  manifestim të përbashkët shkollor në nivel kantonal. Në emër të nxënësve, mësimdhënësve dhe aktivistëve të LAPSH “Naim Frashëri” të kantonit Vaud kam kënaqësinë dhe nderin të ju ftoj në këtë manifestim shkollor.
Manifestimi do të mbahet:Të dielën me 01 Dhjetor 2013 në orën 14:00
në “Salle de Grand Vennes”, Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne.
Njofton në emër të LAPSH “Naim Frashëri” – Vaud, Isni Idrizi, koordinator kantonal.

Në Amriswill, Shoqëria “Sharri” dhe grupi “Aktrimi”

Po më 1 dhjetor në Amriswill Shoqëria kulturo artistike “Sharri” nga  Romanshorni si dhe grupi i dramës “Aktrimi” nga Cyrihu organizojnë manifestim kulturor dha artistik, të përshkuar me këngë e valle dhe aktrim skenik. Manifestimi organizohet në ora 15 njofton, Nexhat Hyseni, sekretar i SHKSH “Sharri”.

Organizim festiv Qendra Islame Shqiptare në Lozanë

Qendra Islame Shqiptare në Lozanë në kuadër të Ditës së Flamurit dhe 101 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar të dielën më 1 dhjetor , në ora 14 , në sallën e spektakleve “Chisaz” në Crissier, organizon një program artistik në shoqërim të SHKA “Ilirët” nga Lozana, ku pritjet edhe pjesëmarrja e ambasadorëve shqiptar dhe e ministrit të diasporës.
Kremte nga shkolla shqipe e kantoneve të St. Gallen dhe Glarus

Edhe shkolla shqipe e kantoneve të ST. Gallen dhe Glarus organizojnë manifestime kushtuar ditës së Flamurit.  I pari mbahet në Wesen; me nxënësit e Kanton Glarusit dhe pjesës jugore të kantonit të St. Gallenit  dhe i dyti mbahet në Degersheim me nxënësit e Kantonit të St. Gallenit (pjesa veriore). Manifestimi do të mbahet me 30. Nëntor 2013 (E Shtunë)  duke filluar nga ora, 18.00  në adresën Wismetstrasse 2, 8872 Weesen, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Vaxhid Sejdiu. / Kronikën e përgatiti R. Rifati