Iniciativa për përgjegjësinë e korporatave – Të thirren në përgjegjësi milionerët!

39

Korporatat zvicerane vazhdojnë të zënë titujt e lajmeve, sepse shkelin të drejtat e njeriut dhe të punës ose ndotin mjedisin. Iniciativa për përgjegjësinë e korporatave dëshiron t’i japë fund kësaj gjendjeje.

Puna e fëmijëve në plantacionet e kakaos, shfrytëzimi në fabrikat e veshmbathjes, lumenjtë e helmuar përgjatë minierave, dhunë kundër sindikalistëve aktiv – përsëritshëm ndërmarrjet zvicerane shkelin të drejtat themelore të njeriut me rastin e aktiviteteve sindikaliste në botën e jashtme (kështu edhe të drejtat e punëtorëve) si dhe rregullat e ndërmarrjeve. Vetëm gjatë viteve 2012 e 2017 janë të dokumentuara 62 shkelje nga ana e korporatave zvicerane – një për muaj! Në fakt dhe me të vërtetë numri i shkeljeve del të jetë shumë më i lartë.

Glencore, Nestle, Holzim …

Posaçërisht me paskrupulli veprojnë korporatat e minierave dhe ato të përpunimit të lëndëve të para, si Glencore. Industriall, sindikata ndërkombëtare e federatave të industrisë zbuloi vitin e kaluar se korporata nga qyteti Zug i Zvicrës në Republikën Demokratike të Kongos shkeli në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut dhe ato të punëtorëve. Edhe ndërmarrjet tjera u kujdesen dhe vazhdojnë të kujdesen për tituj negativë. Kështu fjala bie korporata Nestlé (dhunë kundër sindikalistëve), apo korporata e çimentos LafargeHolcim, e cila anashkaloi në Indi rregullat themelore: vetëm në vitet 2016 dhe 2017 humbën jetën nga aksidenti në punë mbi 150 punësuar të korporatës.

Kush shkakton dëmin, duhet të përgjigjet

Sot ekziston një ligj, që i detyron ndërmarrjet, të respekton të drejtat e njeriut dhe të drejtat e punëmarrësve kudo në botë ku ato kryejnë veprimtarinë e tyre. Është shumë e vështirë, që nxirren para drejtësisë përgjegjësit në Zvicër për makinacionet e tyre në vendet tjera. Iniciativa për përgjegjësinë e korporatave donë të ndryshojë këtë gjendje. Ndërmarrjet që veprojnë në vendet tjera, e që kanë selinë në Zvicër, duhet të kujdesen, që të gjatë gjithë veprimtarisë së tyre të biznesit të mos lëndojnë të drejtat e njeriut dhe të respektojnë rregullat e ruajtjes të mjedisit. Nëse korporatat e shpërfillin obligimin për vigjilencë të duhur, dhe nëse nga kjo shkaktohet dëm tek njerëzit dhe mjedisi, atëherë ato duhet të përgjigjen. Pasi, kush shkakton dëmin duhet edhe të merre përgjegjësinë!

Bëhuni aktive tani!

Iniciativa për përgjegjësinë e korporatave (Kovi) është dorëzuar në tetor të vitit 2016 dhe tani është duke u shqyrtuar në parlament. Ajo është duke u mbështetur nga mbi 100 organizata, ndër të cilat edhe sindikata Unia dhe Bashkimi i Sindikatave të Zvicrës. Parlamenti i Zvicrës në verën e kaluar ka vendosur për kundërpropozimin, i cili marrë parasysh disa nga shqetësimet, mirëpo megjithatë kufizon disa nga fushat e veprimit. Edhe dhoma tjetër e Parlamentit do të diskutojë në pranverë mbi këtë çështje: Votimi mbi Iniciativën sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në fillim të vitit 2020.

Korporatat dhe lobi i tyre Economiesuisse e Swissholdings e luftojnë furishëm iniciativën. Ata e kundërshtojnë me duar e këmbë rregullat obliguese dhe janë kundër përgjegjësisë në rast shkeljeje. Mirëpo, siç tregojnë anketat, iniciativa gëzon një simpati të madhe në popullatë. Për të fituar votimin, është me rëndësi, qysh tani të jemi aktiv. Na nevojitet edhe mbështetja e juaj: Porosit pa pagesë flamujt e Kovi-Iniciativës apo Kovi- çantat dhe trego mbështetjen Tënde   për këtë çështje të rëndësishme!

Iniciativa për përgjegjësinë e korporatave | initiative-multinationales.ch | iniziativa-multinazionali.ch / facebook.com/konzerninitiative | facebook.com/initiativemultinationales

Pepo Hofstetter (huazuar nga shtojca e gazetës së sindikatës Unia Horizonte Nr. 1/ 2019 në gjuhën shqipe dhë përshtaur nga O. Osmani)