Në shenjë kujtimi dhe nderimi në 13 vjetorin e vdekjes së Poetit Ali Podrimja
Nga Isa H. Dërmaku
Ali Podrimja (1942-2012), njeriu dhe poeti me nam, që asnjëher nuk diti të shkruaj keq, pra gjithmonë ishte ylli i vërtetë i Poezisë dhe jo vetëm, që shkëlqyeu në hapësirat shqiptare.
Si zakonisht shquhej për poezitë që në esencën e tyre bartnin me vete një mall aq të thellë sa që nuk kishte dhe nuk ka as edhe një mundësi, që kur i lexon me përkushtim, t’i ikim përballjes me dhembjet jashtëzakonisht të fuqishme, që jo rrallë kapërcenin edhe përtej asaj që ne po e quajmë përvoja apo eksperiencave personale të Ti, tonat dhe të secilit apo të gjithëve që mendojnë me mendjen e zemrës shqip, dhembje këto që kur i shprehë përmes vargjeve epike pra shumë të bukura, dalin pa nxitime dhe futen aty ku e kanë vendin në artin krijeus, pra bëhen hiq më pak se simbol i humbjes së të keqes apo i fitorës së humanës, që si gjithmonë nuk ikin dot nga ndryshimet absolutisht të pashmangshme. Po, pra sepse, ato gjithnjë krijuan dhe vazhdojnë të na krijojn ato ndjesit të mungesës për ate që na mungojn edhe sot e kësaj dite dhe natyrisht shprehen zëshëm përmes nostalgjisë, kohë kjo që përballet edhe me ngarkesat emocionale që përshkallëzohen varg pas vargu, apo edhe si puna ortekut kur bie nga lartë, rënje kjo që arrinë kulmin me fundin e saj.
Po si mos të jetë kështu në poezinë aq madhështore të Ti, «Rektimë», ku rënkimi i shpirtit të vargut çanë respektivisht rikthen në tokën dhe gurin…, sepse «Shkupi më dhemb në shpirt.»
Isa H. Dërmaku, Kryeredaktor i Revistës «Spektri», me mikun e ti, Ali Podrimja (1942-2012), Poeti i shquar dikur ishte mysafir i dashur dhe respektuar i Revistës «Spektri»
Varg ky, si edhe shumë prej tyre në Poezi, sikur kanë për detyrë etike pra njerëzore të bëjnë krahas kushtrimit edhe forcimin dhe për më shumë se aq fuqizimin kulmor në radhë të parë të Poezisë dhe më pastaj edhe të vet mesazhit që përçon ajo te lexuesit e zellshëm. Zell ky, që nuk ka si mos ta bëjë shumë të ndjeshme në aspektin emocional, por si gjithnjë përmes kujdesit në vargjet tjera e bënë të diamantë racionalitetin poetik, logjikë kjo që puqet me rrjedhat sociopolitike të kohës kur na «fluturoi si mos më keq Shkupi…», ndërtimi nuk bën asnjë përpjekje të e tejkaloj as sipërfaqësisht aspektin e etikës tradicionale nacionale, pra asaj pozitives, dhe aty kujdestaria e përhershme e vargjeve të Ti poetike ishte dhe mbeti estetika, që duke ndërtuar vargun me fjalë të stërzgjedhura që i japin thellësinë dhe lartësinë që i bënë të lidhen dhe të shkrihen në simbolikën përcjellë me një ritëm shumë të fortë jo vetëm poetik sepse, i jep edhe kontacionet politike, që në fakt është e vërtetë absolute.
Sado që, herë-herë Poeti, përpiqet ta thot mallin duke pandehur se nuk ka emër, në realitet emri është ai që është dhe ate nuk e luan asgjëja nga e vërteta e pakontestueshme.
Po, sepse Shkupi, dikur Kryeqytet i tokave shqiptare deri aty ku «bukës i thonë bukë e ujit ujë», si thonte plaku i meneçur, Ismail Qemali.
Dhembja poetit, lexohet qartë atje ku më «nuk është Lumi», bile «aty më nuk po zdirgjet as Baci Bajram», përmes Grykës famoze të Kaçanikut legjendar të Idriz Seferit.
Për më rëndë se aq, Poeti, pikëllohet tejmase sepse, si thotë me dyshim arti «S’di pse…/ në ujërat e Vardarit fus duart thellë, por ujërat më rrëshqasin, e më terrohën sytë», simbolikë kjo që na tregon se nuk ka shqiptarë të përrgjegjëshëm e të ndërgjegjëshëm që kur është në pyetje Shkupi dhe jo vetëm, na terrohën sytë…, fakti: tashmë mbi te kalorisin të tjerët…, zaptuesit…, si i tillë «Shkupi më dhemb në shpirt».
Ky ritëm me këso simbolikash, poezinë na e bënë shumë të fuqishme në të gjitha aspektet e mundshme që i lejon arti poetik i poetit tonë të shqura, Ali Podrimja.
Rrëshqitia e copave të mëdha të atdheut tonë nga duartë tona, sikurs e që na rrëshqet uji…, është dhembje, fatkeqësi në fakt tragjedi nacionale, shih për te, Poeti këto i ngritë përmes vargut të skalitur mrekullisht në simbole të fuqishme të kujtimve që jo vetëm nuk mund t’i shmangim, por as nuk mund kurrë t’i harrojmë.
Frika nga harresat, ngritë jo vetëm tensionet shpirtërore por edhe ato emocioanle, në fakt këto thellohën aq shumë sa që përmes shpirtit, zemrës dhe mendjes, bëhen kujtim që nuk e shlyen dhe nuk guxon ta harron asnjë kohë. Nuk ka harresë as rastësore sepse po si të harrohet ajo që «na dhemb në shpirt», ky apel në fakt kushtrim i Poetit krijon efekt të menjëhershëm, bile efekt dramatik dhe nxitë secilin dhe të gjithë ne që kemi mendje racionale që të jemi reflektues, sepse kështu ja dalim mbarë të e ruajmë thelbin emocional që banon aty me te arsyeja ynë, që imponojnë rrethanat kohore.
Autori i Poezisë, Ali Podrimja, i bën arsyeshëm ca kritika të lehta, qëllimi te ftesa për reflektim, lexo për përmirësim, sa të ndërgjegjësohemi dhe të jemi pëgjegjëshëm sa ta dim se shtatin na e kanë kafshuar keq me dhëmbët acarit Sibririan, dhëmbë helmues…
Në secilin varg të kësaj poezie dhe jo vetëm të kësaj, bëht qëllimisht ndeshja e vargjeve, për ta nxjerrë të plotë dhe të fuqishme ndjenjën që na obligon moralisht më të koncentruar dhe më të përgatitur që mos të lejohen pushtuesit të na kafshojnë trollin.
Vetë, dilema: «S’di pse», është ftesë për ta ditur pa vonessa, se shpërndarja ynë si vetë e qyqes…, krijon pafuqinë tonë, e kjo lehtësi për armikun që të na kafshon ku të doj…, kjo frikë pra ka aty brenda qëllimin: Të mos na gjejnë të ligat në gjumin e ariut polar.
Poeti, përmes figurave simbolike si, shiu, ana atmosferike etj., janë shenja që na tregon se ca gjëra janë të pashmnagshme, janë gjëra që do të na krijojnë dhembje, po që nuk jemi me kohë në vendin e duhur, ashtu si e kërkojnë interesat nacionale.
Këto, nuk i shpëtojnë gati as edhe një vargëzimi të artit poetik, qofshin ato të thëna përme vargjeve të Poezisë Lirike, ku si zakonisht lejmërohën ato ndjenjeat shumë të thella personale të Poetit, Podrimja. E njëjta, duket sheshit edhe te Poezia, apo poezitë e shumta të tijë, që në fakt janë Poezi meditative, ato janë të tilla sepse vet autori reflekton mbi ate që edhe ka dituri të na shpjegon përmes artit poetik dhe jo vetëm, realisht poeti ate që thotë edhe e ndjen thellësisht.
Te kjo ide, jam ardhur sa herë që kam lexuar peozitë e Poetit, por edhe për faktin se me Poetin, Ali Podrimja na ka lidhur një miqësi e madhe dhe e gjatë, edhe shumë bashkpunuese, pasi që Ali Podrimjen e kisha bashkpunëtor të rregullt të Revistë Moderne Shqiptare «Spektri», ku Unë isha Kryeredaktor i saj. Punimet që botonim në Revistën «Spektri», ishtin dhe kanë mbetur epike, art i vërtetë, dhe ate jo vetëm në poetikë, por edhe në zhanret tjera të letërsisë, por edhe në fushën e jetës politike kur Atdheu sundohej barbarisht nga okupatorët serbojugosllav.
Këtu, në Poezi, si dikur në Revistën e famshme «Spektri», Ali Podrimja, shkëlqente edhe me poezitë e shumta elegjike, kjo vinte në shprehje saherë që e mbërthenin thellësisht ndjenjat e humbjes së ati që aq shumë ka dashur dhe e donte përjetësisht, por që tashmë nuk ishte më, pra fjala ishte për Lumin, në Vëllimin Poetik përjetësuar si «Lum Lumi», pra fjala është për Djalin e Ali Podrimjes, që i kishte ikur heret dhe tragjikisht nga jeta, duke lënë me zemër të shkrumbuar Poetin, Ali Podrimja dhe Familjen e Ti.
Mall ky që, si për Shkupin, kishte dhe kanë emrat, emrat që nuk do të harrohen kurrë. Jo, sepse ishin dhe mbeten dhembje të thella, dhembje të pashpjegueshme dhe aso të kuptueshme, por që djegin shpirtin dhe zemrën. Malli nuk harrohet dot në asnjë rrethanë, plagë këto që kullojnë gjak dhembjesh, dhembje që fuqizohen përmes kujtimve, vërtetë nostalagjke.
Poeti, përmes vargurt edhe kritikon gati pamshirshëm, jo tjerët po veten dhe ata si ai, pra si gjithë ne, ishin krejtësisht kritika apo vlerësime të drejta, ani se ishin pa ekuivoke. Ndjenja këto, që na vinin edhe nga poezia apo poezitë e ti që ishin art, por të fuqishme dhe godasinin në shënjstër, përmes shigjetës, që poeti me dëshirë e quante, Penë.
Imazhet e forta, vinin dhe janë në poezi, përmes metaforës, zakonisht me metafora shumë bukura, ja dilte mbarë t’i tregon ndjenjat e veta, të cilat rrallëherë i thonte drejtpërsëdrjeti.
Poeti, asnjëherë nuk i ngatërronte hapat ashtu si nuk i ngatërronte fjalët e arta në vargjet poetike, veçanarisht kishte ndjeshmëri të madhe për mërgimtarët, që i thonte bukur «shiu ndjek pas si kujtimi i një shpierti që kërkon strehë».
Fajlëve të peotit të thëna përmes vargjeve, që i thonte drejtpërsëdrejti, nuk ju ka munguar kurrë ndjenja e «shkallëzimit» të jetës, pra edhe atëherë kur «Shkupi më dhemb në shpirt», që kjo pak lë hapësira për interpretime që aty kanë dhe ndjenjën dhe racionalitetin. Definitivisht, këti imazhi simbolik që përfaqëson dhembjen aspak të vogël. Jo e vogël, sepse edhe kur heshtim, Shkupi dhemb, dhemb sepse ishte dhe mbeti drita ynë orjentuese, ani se armiku tentonm të e vras edhe atë pak dritë që po kemi mundësi ta shohim përms kujtimve tona.
Nuk është puna këtu te dramatikja, po te konkretja pra te realja, sepse ADN-ja ynë, aty akoma e copëzuar tejmase.
Kur kujtojm këto dhembje, vargu shpërthen përmes shpërthimit emocional, që do ta bënte jetësisht të paharrueshme. Këtu shpresa, se një ditë gjithçka do të kthehet mbarë e mirë, sikurse lumi në shtratin e vet të vjetër.
Mergjithate, përkundër optimizmit real, poetin e ka ndjekur deri në vdekje shiu, pra shiu që si thonte Poeti përmes poezisë së lirë, po më ndjek pas.
Shiu, që ngriste dhe zbriste anën emocionale, herë nostalgji, herë dhembje, herë shpresë që ndillte pajtim me realitetin, që të gjitha sikur mbylleshin në reflektim sociofilozofik, ama aty edhe aspekti psikologjikë dhe etika që apelonte: Mos harroni: Shkupin që po më krijon dhembje, dhembje që kanë në esencë sinqeritetin, emocione autentike, imazhe këto me potencial që kërkon modernitet për ta fuqizuar veten edhe përmes artit poetik dhe jo vetëm.
Struktura e peozisë, përmes vargjeve brilante, thellon simbolikën e duhur në vendin e duhur, gjë që i japin lexuesit atë ndjeshmërinë universale jo vetëm të heshtjes së Shkupit, apo të shiut që po e endjek pas poetin., por edhe kur ujërat po i rrëshqasin nga duart, mall ky që nuk shpjegohet me fjalë po ndjehet me zemër e me shpirt përmes rrugëve të kujtimve të pafundme, kujtime që ringjallin plagët që na kullojnë akoma gjak.
Gjith kjo fuqi artistike, ka në esencë atë vizionin final, që të zgjihemi e të fuqizohemi, që të jemi në tonen ashtu si e ka dhënë Zoti.
Koha, për të ndryshuar zemrën, shpirtin dhe mendjen, me kohë në kohë për neve, pra për Liri të kombit dhe atdhuet.
«Kosova është gjaku që nuk falet.»
Muhen.03.2025




















