Kush është në moshën 60 vjeç, nuk ka mund të gjej punë dhe pas 1 janarit 2021 është jashtë ndërmjetësimit për punë, që nga 1 qershori 2021 mund të aplikojë për pension kalimtar. Për të përfituar të drejtën duhet plotësuar shumë kushte.
(Huazuar nga shtojca e sindikatës Unia “Ju pyetni, Unia përgjigjet”, Horizonte Nr.5/2021)
Kur mund të kem të drejtën për pension kalimtar?
Ju mund të përfitoni nga pensioni kalimtar, nëse ju:
- në rast të jashtë ndërmjetësimit për punë jeni së paku 60 vjeç;
- Së paku 20 vite (nga to pesë pas moshës 50 vjeçare) keni qenë të siguruar në shtyllën e parë AHV/AVS dhe keni arritur të ardhura të caktuara në lartësinë (gjendja me 2021: 21510 franga);
- Keni vendbanim në Zvicër apo në njërin nga shtetet e BE-së ose EFTA-s;
- Keni një pasuri më pak se 50’000 franga (si person i vetëm) gjegjësisht 100’000 (si qift), me ç’ rast nuk do të merret parasysh pronësia në të cilën banoni vet;
- Nuk jeni përfitues pensioni të AHV/AVS apo IV/AI;
- Keni shpenzime të njohura e të pranuara që tejkalojnë të ardhurat tuaja të përllogaritura (parakushti ekonomik).
Sa i lartë është pensioni kalimtar?
Pensioni kalimtar për personat e vetëm aktualisht është në lartësinë aktuale 44 123 franga në vit, për qifte janë 66 184 franga. Këtyre u shtohen – sikur tek të përfitimet suplementare – edhe harxhimet e sëmundjes dhe aftësisë kufizuese.
Si përllogaritet pensioni kalimtar vjetor?
Pensioni kalimtar në parim përllogaritet njëjtë sikur përfitimi suplementar: Kjo korrespondon me diferencën midis shpenzimeve të njohura (harxhimet e përgjithshme të jetesës, shpenzimet për banim, premitë e sigurimeve shëndetësore, etj.) dhe të ardhurave (pagës, pasurisë, fitimi nga pasuria, etj.) të cilat mund të merren parasysh. Detajet për ketë mund ti gjeni në fletëpalosjen “Përfitimet kalimtare për të papunët e shtyrë në moshë”. Këto fletëpalosje mund ti merrni tek zyra e kompensimit dhe selitë e saj. Të njëjtën mund ta gjeni edhe në https://www.ahv-iv.ch/p/5.03.d.
A më duhet të aplikoi edhe më tej për vend pune?
Si përfitues*e i/e pensionit kalimtar duhet çdo vit të dëshmoni, që përpiqeni të integroheni në tregun e punës. Sidoqoftë, përpjekjet për integrim janë shumë të gjera. Krahas aplikimeve të zakonshme për punë gjithashtu njihen e pranohen edhe aktivitetet tjera si përpjekje integruese. Këtu hyjnë fjala bie edhe puna vullnetare, pjesëmarrja në masat integruese, apo kujdesi dhe mbështetja e familjarëve dhe të afërmve.
Nëse unë kam lehtësira qiraje, a duhet ti lajmëroi për këtë zyrën e kompensimit?
Po, çdo përfitues i pensionit kalimtar -sikur edhe ata të përfitimit suplementar- duhet që çdo ndryshim të marrëdhënieve personale e ekonomike tuajin dhe të personave, të cilët merren parasysh në përllogaritje, menjëherë ta lajmëroni. Këtu hyjnë për shembull ndryshimi i adresës, marrja apo lënia e një vendi pune, marrja e trashëgimisë apo dhurimit. Gjithashtu edhe ndryshimet e qerasë, apo ndryshimi i numrit të personave, të cilët jetojnë në të njëjtën amvisni, duhet të lajmërohen menjëherë.
Kur përfundon e drejta e përfitimit të pensionit kalimtar?
E drejta e përfitimit të pensionit kalimtar përfundon posa të mos ekzistojë njëri nga parakushtet, gjegjësisht posa të është arritur mosha e pensionimit të rregullt. Nëse është e parashikuar se dikush pas pensionimit në moshën e pleqërisë së AHV/AVS do të ketë të drejtë në përfitimet suplementare, e drejta e përfitimit përfundon edhe më herët: gjegjësisht atëherë, kur dikush mund të merr më herët pensionin e pleqërisë.
Ku duhet të aplikoi për pension kalimtar?
Në shumicën e kantoneve mund të shtrohet kërkesa për fitimin e të drejtës së pensionit kalimtar mund të bëhet tek zyra kantonale e kompensimit. Përjashtim: Në kantonin Bazel-qytet përgjegjës është enti i kontributeve sociale. Në Gjenevë është shërbimi i përfitimeve shtesë, në kantonin e Cyrihut janë qendrat e përfitimeve suplementare të vendbanimeve komunale.
Për informacione të mëtejme shih edhe: https://www.ahv-iv.ch/de/News-Infos/post/ueberbrueckungsleistungen.