Konkurs për vend të lirë pune

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

 K O N K U R S – për vend të lirë pune:

Pozita: Asistent/e Administrativ/e
Vendi i punës: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit:
02-16 Prill 2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit të ambasadës ose të konsullatës, i cili është përgjegjës për funksionet administrative. I caktuari në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:

  • Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë;
  • procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;
  • Kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore;
  • pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera;
  • Kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë dhe konsullatë;
  • zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse;
  • rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave;
  • Mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë e ambasade dhe të konsullatave; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës, furnizimet për ndërrimin e fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera të zyrës, fletë për kopje dhe produkte të tjera të letrës, furnizimet për pajisjet, dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje të vogël;
  • Kryerja e riparimeve të thjeshta dhe mbajtja e listës së operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës;
  • Mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të ambasadës ose konsullatës;
  • Adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës ose konsullatës;
  • procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave;
  • Aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informativen dhe – prokurimi i pajisjeve dhe shërbimeve të TI-së.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja: 

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit pranues;
  • Njohja e gjuhës gjermane(e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion.

Kandidatët/et të cilët aplikojnë, duhet t’i dërgojnë këto dokumente: 

  • CV-në;
  • Kopjen e dokumentit identifikues;
  • Kopjet e diplomës/ave; – Letër motivuese;
  • Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit);
  • Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit).

Këto dokumente mund të dërgohen përmes e-mail adresës: blerta.nuhiu@rks-gov.net

Ju lutem sigurohuni që subjekti i e-mail-it të përmbajë titullin:
„Aplikim për Asistent/e Administrativ/e”