Kompozitori ferizajas që me punën e tij krijuese, bëri emër në Kosovë e diasporë

 

Sot e ka ditëlindjen një nga personalitetet e shquara të artit dhe kulturës ferizajase në mërgim, Ramadan Ramadani, i cili ndonëse jeton në Gjermani, vazhdimisht si në mërgatë ashtu edhe në vendlindje përherë është aktiv si me kompozime ashtu edhe me dirigjime. Kur e njoha për herë të parë Danin, ishte ende fillorist, por me shpirt i dhënë pas muzikës dhe vinte vazhdimisht si i vogël në ushtrimet e “Kastriotëve” ferizajas, ndaj edhe çdo herë, nga pozita e kryetarit të ansamblit, ia siguroja një karrige, pa ditur se një ditë do të bëhet një emër i njohur i muzikës sonë, si themelues dhe dirigjent i koreve të fëmijëve në Kosovë e diasporë, si dhe drejtues i korit të fëmijëve në RTP, derisa policia serbe do ti nxjerr me dhunë nga puna   

Nga Rexhep Rifati

Edhe sot në ditëlindjen e tij, në Ferizaj, si edhe pak javë më parë shfaqet një program muzikor, me komponimet e tija, kësaj here në organizim të mbesës së tij Lindita Isufi. Ndaj edhe me këtë rast Dani ka ndarë një falënderim për fëmijët që do të jenë pjesë e këtij koncerti festiv me fjalët shumë respektive: Të dashur fëmijë këngëtarë të mrekullueshëm të korit ,,Sidorela“ dhe të nderuara anëtare të çmuara të Ansamblit Koral me mjeshtren e Korit prof. mr. Lindta Isufi, Ju falënderoj nga zemra për koncertin me vepra korale të komponuara nga unë, e  që do ta realizoni me 20 maj, pikërisht në ditëlindjen time që unë do ta përjetoj si dhuratën më të bukur. “

Po ashtu me 27. 04. 2022 në Ferizaj në nderim të veprimtarisë artistike të kompozitorit Ramadan Ramadani u realizua edhe një gala koncert nga Trupa Artistike Regjionale në Ferizaj, me interpretimin e 13 këngëve popullore të interpretuara nga artistët Ferizajas të udhëhequr nga dirigjenti dhe kompozitori i njohur prof. Valton Beqiri, ku interpretuan trembëdhjetë këngë popullore-qytetare të kompozitori ynë në mërgatë, Ramadan Ramadani

Gjatë një ndemjeje kafeje në Ferizaj, mësova se Ramadani edhe pas migrimit në Gjermani, pas mbylljes së dhunshme të RTP nga shteti policor serb, ku ishte udhëheqës i korit të fëmijve, ai as në Gjermani nuk ndejti duarkryq po punoi pa rreshtur me fëmijët tanë mërgimtar duke e e themeluar një grup kori me ta, që zgjoi interesimin edhe të vet autoriteteve lokale gjermane të cilat pastaj e angazhuan Ramadaninin edhe me aktivitete të tjera kulturore, duke u mbështet në talentin dhe aftësitë e tija profesionale.

 

Ndaj edhe me këtë rast nuk më mbetet tjetër pos që ish Danit të vogël dhe kompozitorit tash që ka bërë emër edhe jashtë Kosovës ti dëshiroj shëndet të mirë e jetëgjatësi, që të na dhuroi edhe shumë e shumë këngë të reja, aq më parë që emri i tij tashmë ka zënë vend në shumë zemra të reja , që kanë përfitua nga puna e tij e palodhshme si në Kosovë ashtu edhe në diasporë

.