Këndit të Librit Arbëresh, nismë e projektit mes Institutit Albanologjik në Prishtinë dhe Qendrës Albanologjike në Frasnitë/ Kalabri 

 

Në kuadër të bashkëpunimit në sfera të ndryshme me komunitetin e madh arbëresh në Itali, dje inaugurim si nismë edhe një projekt bashkëpunimi midis Institutit Albanologjik në Prishtinë dhe Qendrës Albanologjike në Frasnitë “Gjergj Kastrioti Skënderbe”, për kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga At Antonio Bellusci, në koordinim edhe me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në vitet e fundit, falë vizitave të mëhershme në të gjitha ngulimet arbëreshe, është thelluar bashkëpunimi midis mërgatës së madhe shqiptare në Perëndim dhe botës arbëreshe në Itali, në veçanti në fushën e bashkëpunim ndër-kulturor, përfshi edhe gatishmërisë së Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, drejtuar nga poetët, Musa Jupoööi kryetar dhe Mentor Thaqi sekretar. Kjo ka ndodhë sidomos pas një vizite të realizuar në Kalabri nga rreth 30 krijues të LKSHM-së, kur edhe iu dha në zotimi Misionarit dhe Atdhetarit të shquar, At Antonio Bellusci (Belushi) se do ta dërgojmë përpara idetë dhe projektet e Tij : sa i përket nismës së mësimit shkollor arbëresh dhe këmbimit të vlerave nga fusha të ndryshme arti e kulture.
Në kuadër të këtij projekti ishte edhe vizita ime e djeshme me poetin Musa Jupolli, kryetar të LKSHM-së në Institutin Albanologjik në Prishtinë, me që rast hasëm në një pritje shumë të përzemërte nga u.d. i drejtorit të Institutit Albanologjik, Prof. Dr Naim Berisha dhe sekretari shkencor, Adil Olluri, të cilët na njoftuan për punët dhe botimet e këtij institucioni tonë shkencor- kërkimor.  Me këtë rast në shoqërim të nikoqirëve, bashkë edhe me bibliotekistën Kosovare Krasniqin, pamë nga afër se ç ‘kapital të jashtëzakonshëm ruan ky institut, me një fond prej dhjetëra mijë titujve të librave të autorëve shqiptarë e të tjerë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte dhurimi i mbi 60 sa titujve të autorëve arbëresh dhe të dhjetra numrave të revistave “Lidhja” dhe “Katundi Ynë”. Duke pas edhe mbështetjen e përhershme të drejtoreshës së Qendrës Albanologjike “Gjergj Kastrioti Skënderbe” në Frasnitë, Dr. Ornela Radovicka, arritëm të realizojmë hapin e parë midis dy instituteve tona, me shpresë se në një të ardhme të afërme do të këmbejmë r realizojmë edhe vizita për shkëmbime librash për të iu hap rrugë edhe shumë studiuesve të ri që kanë për objekt aspekte të ndryshme të historisë dhe kulturës arbëreshe.
Hapin e parë që bëmë në tëtë drejtim e regjistroi në faqen e tij jo vetëm drejtori Naim Berisha por edhe vet Instituti Albanologjik, meqë rast po shkëpusim një fragment nga ky takim i parë:
Sot në Institutin Albanologjik-Prishtinë u themelua Këndi i Librit Arbëresh, një kënd mjaft i veçantë dhe i rëndësishëm në bibliotekën e institucionit tonë kërkimor-shkencor. Ky kënd me rëndësi të çmueshme kulturore do t’i mbledhë në një vend librat e shkruar nga arbëreshët, për arbëreshët dhe rreth arbëreshëve. Themelimit të këtij këndi i parapriu vizita dhe nderimi që na bënë, z. Rexhep Rifati dhe z. Musa Jupolli, veprimtarë, krijues dhe publicistë të shquar shqiptarë, pjesë e mërgatës sonë të mirë.
Ata na dhuruan një kontingjent veprash të shkruar nga autorët arbëreshë dhe studiuesit që i kanë trajtuar arbëreshët. Z. Rexhep Rifati dhe z. Musa Jupolli dhanë një kontribut të çmueshëm, duke u bërë ndihmëtarët parësorë në krijimin e këndit të sipërpërmendur.
Librat e sjellë në bibliotekën tonë i morëm si një dhuratë të bukur dhe të vlefshme fundviti, andaj i falënderojmë përzemërsisht zotërinjtë në fjalë»,

Po ashtu drejtuesit e Institutit Albanologjik na dhuruan botimet e tyre , siç janë «Gjurmimet albanologjike» dhe librat e studuesve të këtushëm. Dhe krejt në fund urojmë që ky bashkëpunim vitin pasues të jetë shumë i frytshëm, aq më parë duke e parë vullnetin dhe gatishmërinë e dy palëve.