Ka përfunduar pjesa e parë e Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Berlin, e që është pritur dhe përcjellur sot gjatë ditës me një interes të vecantë.
Gjatë ditës u raportua për mbarëvajtjen e samitit, ndërkohë që në një kohë është bërë e ditur se situata ka eskaluar dhe se kanë filluar bisedimet me tension, ku edhe ka pasur sipas të gjitha gjasave edhe përplasje në mes të liderëve. Sipas informatave që kanë qarkulluar edhe në media, është bërë e ditur se Serbia ka refuzuar ti pranojë krimet e luftës si të tilla, ndërkohë që nuk është folur për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe, të cilën mesa duket po e përkrahë kancelarja gjermane.



















