K ashkuar në 4 numri i policëve të lënduar, KFOR demanton deklaratat e Serbisë

Edhe KFORi ka reaguar, ndërsa ka demantuar deklarimet serbe se aksioni i Policisë së Kosovës është i ndërlidhur me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe Oliver Ivanoviq.

Kfori ka bërë të ditur se kjo nuk ka të bëjë aspak me këto dy vrasje dhe nuk i është drejtuar serbëve, por është aksion i drejtuar për të gjithë ata që janë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky operacion po zhvillohet në mbarë Kosovën me urdhërin e Prokurorisë dhe jo vetëm në very, ndaj të gjithë atyre që po ushtrojnë krim të organizuar pa dallime.

Ndërsa është bërë e ditur se ka shkuar në katër numri i policëve të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga ta ka pasur lëndim me armë zjarri në kokë, por sipas shefit të repartit emergjent të spitalit në Mitrovicë, fatmirësisht ai ka vetëm lëndime të indeve dhe nuk ka asnjë lëndim serioz. Polici pritet brenda pak minutave të transferohet për në spitalin e Gjakovës, prej nga edhe e ka prejardhje.