Ish-presidenti Clinton viziton Kosovën

64

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, I cili njëherit njihet edhe si njëri nga miqt më të mëdhenjë të shqiptarëve Bill Clinton, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Ai do të pritet nga krerët e shtetit të Kosovës, ku edhe do të dekorohet nga presidenti për kontributin e tij për Kosovën.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton kishte urdhëruar forcat e NATO-s që të ndërhynin në Kosovë, pas gjenocidit që forcat paramilitare kriminele serbe po ushtronin mbi popllatën e pafajshme shqiptare. Në vitin 1999 filluan bombardimet ndaj caqeve serbe.

Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Clinton në Kosovë.