“I love Tropoja”: diku midis kullave epike e skenave komike

Aktori dhe producenti Ermal Mamaqi, siç u pa dy netëve të fundit në Bernë e Cyrih, tashmë ka “krijuar” tregun e tij filmdashës, sa të duartrokitet përzemërsisht me ekipin tij, si në sallat reprezentative të kinemave zvicerane, ashtu edhe në skenë  

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Për dy ditë me radhë Dy nga metropolet kryesore zvicerane: Berna dhe Cyrihu, tërhoqën vëmendjen e qindra adhuruesve të filmit shqiptar, madje jo vetëm nga pjesëtarët e komunitetit tonë të madh në Zvicër, por edhe publikut vendas, zviceran e të tjerë. Lirisht mund të thuhet se tashmë, aktori dhe producenti Ermal Mamaqi, siç u pa edhe dy netëve të fundit në Bernë e Cyrih, tashmë me filmat e tij të zhanrit komedi, ka “krijuar” tregun e tij filmdashës, jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe atij zviceran e të tjerë, duke mbushur sallata e kinemave edhe me dy-tri ndërrime.

E rëndësishme është se Film Shqiptar, së voni gjithnjë e më tepër po futet në kinematë e Zvicrës, madje paralelisht në disa qytete. Kjo ka bërë që edhe vet shqiptarët që nuk janë edhe shumë adhurues të ekranit të madh, derisa me komoditet i shikojnë filmat nga ekrani televiziv, të bëjnë vizita familjare apo me grupe shokësh e miqsh.

Si parmbrëmë, me 14 Shkurt 2020, në Bernë, në rrjetin e kinemave “Pathe”, ashtu edhe mbrëmë në njërën nga kinematë kryesore të Cyrihut, Cyrih, thuaja të mos gjenden edhe ulëse të mjaftueshëm e që dikush të pranojë që edhe në këmbë të përcjellin filmin, duke mos dashur të mungojnë. Për këtë duhet lavdëruar  edhe kolegun, Sedali Tahiri, nga platforma albinfo.ch, që edhe kësaj radhe ishte partner medial.

Të gjithë ne që kemi pas rast të vizitojmë Tropojën, si qytetin e Bajram Currit ashtu edhe kullat e saj legjendare, ku kalit besa, burrëria e trimëria, por edhe luginën piktoreske të Valbonës, kishim një motiv më tepër për të vizituar këtë film-komedi. Që pavarësisht të gjitha kontrasteve e paragjykimeve të shtruar në mënyrë të lehtë e zbavitëse, të bën të duash jo vetëm Tropojën, thënë përmes një fëmije mërgimtar: “I love Tropoja”, por ti duash aktorët edhe kur janë afër publikut, siç qenë brenda dy mbrëmjeve, po edhe në skenë e në film.

Kulla e Mic Sokolit, kjo kull që tash ka hy në 209 vjetorin ngritjes së saj, për tu bërë një kështjellë bese, bujarie e trimërie, kësaj radhe, ndryshe nga ç ‘jemi mësuar ta shohim, ofron një ambient krejt tjetër, të përshkuar me skena ç`farë dinë ti krijojë vetë Ermal Mamaqit, të cilat në fund edhe përfundojnë me një dasmë gëzimi, ndonëse të imponuar përmes një rastësie.

Kësaj radhe ngjarja zhvillohet në dy zonat e skajshme të Shqipërisë, veriut e jugut.   Landi (Ermal Mamaqi), në rolin kryesor, që në film emërohet si një drejtor banke në Tropojë, por që rrugëton atje me drojën se mund ta pësojë keq nga ndonjë bandë grabitëse, por që fundi i vjen i mirë , sa të martohet me malësoren e bukur, Valbonën (Arjola Demiri), me të bijën e kryeplaku të fshatit, rol këtë që e luan për mrekulli Bruno Shllaku, i cili e detyron Landin të martohet me të bijën, Valbonen ( Arjola Demiri).

Duke i përcjellë aktorët në film, Bruno Shllaku, si aktor karriere impresionoi gjatë tërë kohës duke pas në krah edhe Marjana Kondin, Bujar Asqerin apo  Pranvera Veizin, që si ekip mbushën skenën me jetë e gjallëri. Edhe Irgen Çela, në luan rolin e vartësit të Landit pati një performancë të shkëlqyer. Ndërsa që ndër rolet më të spikatura ishte edhe ai i Arjola Demirit, me një lojë të natyrshme prej një malësore të ditëve tona.

Vetë mesazhi por edhe natyra tropojanë me pamjet e saj piktoreske të bën ta duash atë krahinë të veriut shqiptar, që edhe sot e kësaj dite e ka ruaj në masë të madhe mikpritjen tradicionale, përkundër zhvillimit të mangët ekonomik, aq më parë që ofron resurse natyrore të paimagjinueshme si me luginën e Valbonës e Fierzës ashtu edhe maen e Shkëlzenit dhe vargmaleve të tjera që joshin turist të shumë, kryesisht të huaj, pavarësisht nga paragjykimet për që mund të ketë dikush për tropojanët. Sepse gjatë vizitave më ka ndodhë qe ta të mos na i hapin kullat para se të na gostitin në shtëpitë e tyre me një kafe, gotë rakie apo lëng trëndafili!

( Me këtë rast në podium e skenë shkrepa disa foto për portalin tonë)