Rexhep Rifati: Një jetë në shërbim të trashëgimisë kulturore arbëreshe në Itali

Rexhep Rifati, është gazetar, shkrimtar, studiues, fotograf, hulumtues i traditave dhe kulturës materiale e shpirtërore të arbëreshëve të Italisë.

Nga Hysen S. Dizdari,
Studiues i Historisë dhe Filatelisë ,
Tiranë me 19.11.2024
Ka lindur me 28 Maj 1942 në fshatin Kumovllavë të Ferizajt në Kosovë. Në vitin 1966 ka kryer Normalen në Ferizaj dhe më 1973 është diplomuar në letërsi në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1976 ka punuar si gazetar në gazetën “Rilindja” në Prishtinë, pastaj korrespondent i po kësaj gazete në qytetin e  Ferizaj. Në vitin 1995 si rezultat i presionit e dhunës serbe ndaj shqiptarëve e ndaj gazetarëve, duke përjetuar edhe maltretimet fizike policore, ka emigruar në Zvicër ku ka ushtruar profesionin e gazetarit.

Gazetari veteran, Rexhep Rifati ka mbi 50 vjet që hulumton nëpër ngulimet arbëreshe të Italisë së Jugut, gjuhën dhe trashëgiminë shpirtërore e kulturore të ruajtur prej tyre brez pas brezi deri më sot.

Rasti i tij si gazetar hulumtues është unik në gjitha trojet shqiptare .

Ai ka vizituar rreth 52 fshatra me ngulime arbëreshe, ku ka dokumentar, ruajtjen e gjuhës e zakoneve dhe traditave të lashta të arbëresh për mbi 500 vjet me radhë.

Të gjithë punën e tij në kërkim të gjuhës e traditave shpirtërore e kulturore të arbëreshëve ai e ka ruajtur dokumentuar e fotografuar me kujdes dhe e ka botuar në një libër me titull:

“Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”

Libri i tij kushtuar arbëreshëve është një enciklopedi e rrallë, me dokumente dhe foto kushtuar  fshatrave e ngulimeve arbëreshe në Kalabri, Sicili e regjione të tjera në të cilën jepen foto reale mbi  arkitekturën e fshatrave, zakonet, traditat, gjuha , veshjet, vallet popullore e deri tek kultura e gatimeve arbëreshe.

Në intervistat e tij në media ai theksuar se ka vizituar edhe varrezat e vjetra arbëreshe ,të janë të sistemuara dhe të ruajtura me kujdes, ku mbishkrimet e varreve janë në gjuhë e vjetër arbëreshe.

Rexhep Rifati ka zbuluar se në fshatrat e besimit te ritit ortodoks bizantin është ruajtur mirë edhe sot pas 500 viteve gjuha e traditat arbëreshe, kurse tek fshatrat që kanë kaluar në besimin roman katolik gjuha dhe zakonet arbëreshe nuk janë ruajtur mirë dhe kanë filluat të humbasin.

Një drejtim tjetër e punës të atdhetarit, Rexhep Rifati është bamirësia e filantropia .Ai ka dhënë një kontribut madhorë në shkollimin e të rinjve nga qyteti i Ferizaj dhe fshatrat e tij. Në vitet 1990 , ai është ndër themeluesit kryesorë të Fondit humanitar për financimin e bursave të studentëve nga qyteti i Ferizaj, me që rast deri në përfundim të luftës janë ndihmuar mbi 110 studentë me bursa falë edhe bamirësve vendas dhe atyre nga diaspora. Ndërsa pas lufte, tash e dhjetë vjet këtë fond e menaxhon Rotary Club Ferizaj, ku Rexhepi edhe më tej është njëri nga donatorët kryesor, meqë rast shitjen e librave të tij ia dedikon kryesisht këtij fondi

Në vitin 1999 pas luftës, Shoqata Humanitare “FENIKS” e udhëhequr nga Milaim Jasharin arriti të ngrit mbi 300 e sa shtëpi për familjet e të rënëve në luftë, invalidët dhe skamnorët, meqë rast Rexhepi ishte njëri nga ata që bashkë me mërgimtarë tjerë nga Zvicra mundësuan ngritjen e dhjetëra shtëpive në rajonin e komunës së Ferizajt e më gjerë.

Në vitin 1967, Rexhep Rifati, së bashku me intelektual të tjerë ka themeluar në Ansamblin artistik “Kastriotët” në qytetin e Ferizajt.

Në shtator 2023 atdhetari  Rexhep Rifati së bashku me bashkatdhetarët e tjerë në Zvicër , themeluan Shoqata humanitare “Hora e Skënderbeut”. Qëllimi fillestar i kësaj shoqate ishte nisma që, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjithanshëm të arbëreshëve të Italisë, t’u dhurojnë atyre shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kjo shtatore u realizuar me mjeshtri artistike nga skulptori nga Kosova, z. Gëzim Muriqi, që pati një përkrahje të jashtëzakonshme me donacione nga mërgimtarët shqiptarë në Zvicër dhe më gjerë.

Vendosja  dhe inaugurimi i shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, u bë përmes një manifestimi impozant më 30 gusht 2024, në 536-vjetorin e themelimit të vendbanimit Hora e Arbëreshëvet, në Kalabri.

Gazetari Rexhep Rifati për mbi 50 vite ka vizituar me financimet e tij, me dhjetëra herë rreth 52 fshatra arbëreshe në Italinë e Jugut, ku ka hulumtuar e zbuluar ,gjuhën, kulturën dhe traditat e lashta të ruajtura për mrekulli nga arbëreshët e vendosur para 500 vjetëve në këto ngulime pas vdekjes të Skënderbeut.

Rexhep Rifati, është gazetari veteran –UNIK, në trojet shqiptare , që pasi ka vizituar e hulumtuar ngulimet arbëreshe, ka fotografuar, ruajtur, dokumentuar e shkruar dhjetëra shkrime dhe reportazhe për  ruajtjen e gjuhës, traditat për vlerat kulturore  e shpirtërore të arbëreshëve të Italisë dhe studimet e reportazhet e tij kanë bërë jehonë kudo nëpër botë. Për punën e tij prej pesë dekadash për botën arbëreshe nga Prof. Dr Antonio Bellusci është nderuar me titullin “Apostull i kohëve moderne”, ndërsa që është emëruar edhe anëtar nderi i Qendrës Albanologjike për studime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe në Frasnitë të Kalabrisë.

Prandaj puna e vepra e tij për kombin shqiptar, janë burim frymëzimi dhe duhet të njihen kudo në trojet shqiptare: në Shqipëri, në Kosovë ,në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe sidomos nga shqiptarët e brezi të ri kudo ndodhen sot nëpër botë.

VEPRAT E TIJ KRYESORE JANË:

  • “Shqiptarët në Zvicër – 1001 pamje” botuar më 2013.
  • “Shtegtimet e një gazetari”, (libër tre gjuhësor shqip, anglisht e gjermanisht), botuare në vitin 2018.
  • “Një jetë në shërbim të lirisë dhe të zhvillimit” (Kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit Ilaz Ilazi) botuar në vitin 2019
  • “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, shqip dhe italisht, botuar në vitin 2022