Haradinaj ne fillim te qershorit takohet me Merkel

Më 6 qershor të këtij viti, kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku temë diskutimi pritet të jetë zhbllokimi I dialogut me Serbisë si dhe cështja e liberalizimit të vizave.

Gjermania kohëve të fundit disa herë kanë premtuar mbështetje sa I përket liberalizimit të vizave dhe sic është thënë kryeministri Haradinaj do të vizitojë Gjermaninë për të kërkuar edhe një herë këtë mbështetje. Por, sic e dimë të gjithë, kushti kryesor për liberalizim të vizave është luftimi I korrupsionit, gjë që në Kosovë nuk janë ndërmarrë aspak masa për parandalimin e tij apo edhe dënimin e personave të akuzuar.

“Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dyditore. Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman do të marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’, që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me kancelaren Merkel. Tashmë dihet se kërkesat e kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, për dialogun dhe për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në komunikatën e zyres së kryeministrit.