Hapet Shkolla Shqipe në Wittigkofen të qytetit të Bernit!

Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon hapjen e pikave të reja shkollore. Pas hapjes së dhjetëra shkollave në vitin e kaluar shkollor suksesshëm vazhdohet edhe këtë vit shkollor 2021/22, ku të premten e kaluar me 3 shtator 2021, u  hap pika shkollore në, Wittigkofen, të Kantonit të Bernës. Kjo, në fakt është shkolla e 52-të shqipe, që është hap kohëve të fundit.

Këta nxënës kanë arsye të buzëqeshin sepse kanë filluar me mësimet në gjuhën shqipe

Shkolla shqipe në Zvicër, ashtu siç kishin paralajmëruar mësuesit dhe veprimtarët e saj filluan dhe vazhduan edhe sivjet me hapjen e pikave të reja shkollore. Kjo shkollë u bë e mundur të hapej me kërkesën e Ambasadës së RSH në Bernë, mbështetjen e Ambasadës së RK-së si dhe angazhimin mësueseve Majlinda Shaqiri e Boralda Kuçi.

Dhe kjo e premte solli buzëqeshje në fytyrën e nxënësve të shkollës shqipe; Adea, Doa, Alvini, Katalea, Trimi, Erina, Rajana, Ajlini, Darti, Eltisoni, Aksa, Arlindi, Besjani, Diari, Deoni, Klejdi, Arbresha, Arbri dhe Diona janë 19 nxënësit të cilët do t`i ndjekin mësimet në klasën e mësuese Majlinda Shaqirit. Në ditët në vazhdim priten edhe nxënës të tjerë të regjistrohen në këtë pikë shkollore.

Nxënës të dashur “Shkolla Shqipe në Zvicër” ju dëshiron shumë suksese dhe krenohet me ju.