Hapet Qendra e Thirrjeve në Mitrovicë

Për herë të parë në Mitrovicë, të premten është hapur Qendra e Thirrjeve, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të thërrasinn për ti adresuar problemet, kritikat, kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët e Mitrovicës, të cilët tani e tutje do të kenë një adresë për ti ndarë hallet e tyre.

Në një njoftim që është bërë për media, është thënë se kryetari i komunës Agim Bahtiri, i është përgjigjur telefonatës së parë që ka ardhur nga nnjë qytetarë, kërkesës së të cilit I është dhënë ndihma dhe shërbimi i kërkuar.

Hapja e kësaj qendre të thirrjeve, është një hap i mirë drejt rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, ndërkohë ndaj tyre do të ofrohen edhe shërbime nnë bazë të kërkesave që ata i kanë.

Sipas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësi të thërrasin pa pagesë në numrin 080019400, dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna deri të dielën, prej orës 08:00 deri në 22:00.

Zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Thirrjes do tu ndihmojnë qytetarëve të marrin përgjigje për shumicën e pyetjeve që lidhen me shërbimet komunale, nëse nuk mund t’i përgjigjen pyetjes, ndihmojnë që të kontaktoni me zyrtarin kompetent në komunë.