Është hapur në Prishtinë panairi i 12-të librit “Prishtina 2019”. Këtë vit ky panair ka sjellë rreth 100 botues dhe mbi 1500 tituj të rinj. Sic e dijmë, leximi i librave po zbehet cdo herë e më shumë, njejtë sic edhe po bie numri i lexuesve. Botuesit e librave kanë shprehur shqetësimin për rënien e numrit të lexuesve, ndersa këta të fundit janë ankuar për cmimet e larta të librave.
Përfaqësues të shoqatës së botuesve të Kosovës, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me rënien e numrit të lexuesve. Sipas tyre, botuesit vazhdojnë të ecin përpara duke sjellë tituj të ri në treg, ndërsa lexuesi nuk e ndjekë trendin e tyre.
Megjithatë, pavarësisht faktit se titujt janë kohor dhe të mirë, për ti blerë 8-10 libra të mirë, të duhen së paku 100 euro. Gjë që mund të konsiderohet jashtë standardeve për qytetarët e Kosovës.
Gjatë këtij edicioni pritet që të ekspozohen rreth 1500- 1700 tituj të rinj nga botues të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Diasporës.





















