Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, ka bërë të ditur se Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Këtë, deputeti gjerman e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar edhe një pyetje që i ka bërë Qeverisë së Gjermanisë rreth asaj nëse do ta mbështeste Kosovën, nëse kjo e fundit do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Si përgjigje, ka shkruar Abraham, Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se mbështet një gjë të tillë, përcjell Telegrafi.

Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.