Gjakova mbjellë nga një fidan me emrat e martirëve dhe të pagjeturve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, që është sot, Gjakova ka marrë një iniciativë shumë të mirë, në shënim të kësaj ditë, por edhe në mbrojtje të ambientit në të njejtën kohë.

Iniciativa ka filluar tash e disa ditë, ku punëtorë administrative, asambleistë e qytetarë, kanë mbjellë fidane në oborret e tyre, ndërkaq fushate do të vazhdojë edhe sot, ku në nderim të dëshmorëve, martirëve dhe personave të pagjetur nga Komuna e Gjakovës, tek varrezat e martirëve në Cabrat do të bëhet mbjellja e fidanëve. Secili nnga fidanët që do të mbillet do të mbajë emrin emrin përkatës, ndërkohë që do të vazhdojnë të mbillen fidanë në të gjitha rajonet e Gjakovës në data të caktuara deri më 5 qershor.