Boksieri nga Kosova Senad Gashi, është ndeshur në O2 Arena të Londrës me Dereck Chisoras, ku pas 10 dueleve humbi ndeshjen pas vendimeve të gjyqtarëve, të cilët vendosëën në favor të boksierit britanik.
Pavarësisht goditjeve që boksieri kosovar mori nga ai britanik, ai vazhdonte të mbahej dhe të mos dorëzohej, duke provuar disa herë që ta vinte kundërshtarin në vështirësi. Mirëpo, plani i tij filloi të dështonte, sepse po e kishte cdo herë e më të vështirë të përballej me kundërshtarin e tij. Por, pavarësisht përpjekjeve të britanezit që ta përmbyllte ndeshjen në mënyrë spektakolare, kosovari arriti ti përfundonte të dhjetë duelet në këmbë.



















