Në Windisch Kantoni AG më 2015-05-31 në lokalet e shkollës fillore ku mësuesja Eshtrefe Nuhiu, mban mësimin pltësues në gjuhën shqipe siguroi klasën ku nga ora 10 e 45 deri në ora 12.00 nënë udhëheqjen e mësuesit z.Hamzë Morina me shumë sukses u mbajten Garat mësimore kantonale, të cilat mbahen para garave të përgjithshme të LAPSH „ Naim Frashëri“ për Zvicër, që do të mbahen me 2015-06-21.
Nga Abas Fejzullahi
Mësuesi z.Hamzë Morina, në emër të këshillit kantonal të LAPSH për Kantonin AG, kishte pergatitur pyetjet teorike dhe praktike për dy nivelet, për garat kantonle të diturisë. Ajo që këtë garë e bëri shumë interesante ishte se ishin pjesëmarrës prindërit e nxënësve të cilët e përcjellen tërë rrjedhen e garës deri në përfundim, dhe ishin të kënaqur për atë se si u pergjegjen nxënësit, sipas niveleve dhe grupeve garuese dhe përmbajtja e pyetjeve të parashtruara si ato teorike dhe praktike.
Garat i përcjelli përfaqsuesi i LAPSH për Zvicër Abas Fejzullahu, sekretar i cili ishte në komisionin vlersues dhe i përshëndeti garuesit dhe prindërit e tyre dhe i falenderoj në emër të LAPSH Zvicër.
Në gara pjesëmarrës ishin ekipet shkollore nga Windischi me mësuesen Eshtrefe Nuhiji me ekipet e e vta nga niveli i I dhe i II, mësuesja Elfete Gashi nga Wohleni, Fitnete Bala nga Granicheni dhe mësuesja Halime Vishi nga Suhri.
Garat u zhvilluan në dy Nivelet dhe pyetjet ishin nga Gjuha shqipe (2 pyetje teorike dhe praktike) 1 nga letërsia, një nga historia kombëtare, një nga gjeografia kombëtare dhe një nga kultura dhe tradita shqiptare.
Ajo që ia shtoj vlerën këtij organizimi, e bëri interesant dhe krijoj një atmosferë festive, freski shpirtërore dhe kënaqësi edhe për garuesit dhe prindërit pjesëmarrës, ishte pjesëmarrja e nxënësit të klasës së tretë nga bashkia e Dulli- kenit kantoni Solothurn, Albion Rexhaj tashmë i njohur si këngëtar i cili para garuesve këndoj këngët „Gjuha shqipe“, „Gjyshërve“, Djali nga Diaspora“ etj që u mirëprit dhe u duartrokit në shenjë nderimi e falënderimi për këngët e mreku- llueshme që i kendonte, si një artist i vërtetë, që merrte pjesë bashkë me të jatin Miftar Rexhaj, i cili kishte bërë përgatitjen e Muzikës dhe u përkujdes e ndihmoi shumë në anën teknike.
Rrjedha e punës ishte mjaft mirë e organizuar dhe ekipet sipas pergjegjeve merrnin pikë dhe garonin, kështu që u krijan edhe ekipet që do të marrin pjesë në garat mësimore të përgjithshme në nivel të Zvicrës që do mbahen me 21 qershor 2015.
Vërtetë ishte një atmosferë pune, dhe në fytyrat e garuesve pjesëmarrës vrehej edhe gëzimi. Ekipet treguan rezultate të mira në mësim gati të gjitha grupet ishin të përgatitura dhe morën pikët e duhura nga 30 sa ishte maksimumi deri në 25 që ishte rezultat për tu admiruar. Nxënësit dhe prindërit u ndanë të kënaqur dhe propozuan që kësi lloj garash të përgatiten më shpesh dhe falende- ruan Këshillin kantonal që organizoj këtë.











































